27.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Garë e fortë mes Elsa Lilës dhe Luiz Ejllit: Të dy rikthehen në Festivalin e RTSH me synim Eurovizionin

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet këtë dhjetor në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime pranë artistes thanë për Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 57.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Disa ditë më parë u zbulua se edhe Luiz Ejlli do të rikthehet në Festivalin e Fundvitit ç’ka e bën një garë shumë të fortë.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë” në vitin 2006.

Related posts

Ekskluzive: Zbulohet i dashuri misterioz i Kejvinës

dardanianews

Bëhet publike fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka ngjashmëri me Danjën

dardanianews

Thuhet se Noizy dhe Loredana kishin një marrëdhënie dashurie, por i dashuri i Loredanës do iu lërë pa fjalë me veprimin e tij

dardanianews