“Serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi.
Gazetari kroat, Peratovic i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror). i ka kryer në mënyrë specifike.
Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”.
“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare”, ka thënë Peratovic per “Blic”
Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB-së në Kroaci sot gjatë ditës.
Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.
Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve.
Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko Asanin.
Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar. /Telegrafi/