16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
AnalizaFeaturedLajme

Mozaiku i deputetëve zhvatës të shtetit Dardan!

Jetoni në luks, makina të shtrenjta, pushime në vende të shtrenjta, fëmijët i shkolloni në shkolla private dhe universitete jashtë vendit që nesër të jenë pasuesit tuaj të pozitave shtetërore. Shumica juaj, mediokër dhe mercenar! E ardhmja është kthyer në skllavëri dhe zymtësi duke mos pasur asnjë lloj shprese për brezat. Deputeti si përfaqësues i popullit, betohet në Kushtetutë se do të shërbejë me pastërti dhe devotshmëri për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve. Në bazë të asaj që kemi parë dhe përjetuar në këto 22 vite, pjesa dërmuese e “përfaqësuesve të popullit” kanë abuzuar. Dikush, në emër të luftës, dikush në emër të viktimizimit si familje e të vrarëve, dikush duke investuar në fushata zgjedhore deri edhe në 50 mijë € (reklama nëpër qytete, dreka, darka, rezervuar me naftë, ….), shpifin dhe shantazhojnë kolegët brenda llojit politik për qëllim të dominimit, paguajnë komisionarë, mashtrojnë dhe premtojnë gjatë fushatave elektorale dhe pasi përfundon procesi zgjedhor, deri në zgjedhjet e tjera as që ua shohin surratin. I fusin në lista për deputetë dhe i marrin jashtë shteti “dashuriçkat” me paratë e qytetarëve, derdhin lot krokodili në Parlament duke qarë hallet e popullit, fyhen dhe grinden me njëri – tjetrin me një arrogancë të paparë. Ndërkohë që në biznese dhe ndarje pozitash prapë janë bashkë… pra një mashtrim i turpshëm për votuesit e pashpresë. Lind pyetja pse ky mashtrim i madh? Nga u pasuruan deputetët, ministrat, përfaqësuesit e bordeve, prokurimit…, sot të jenë shtresë e privilegjuar! Sepse, edhe ligjet apo rregulloret i kanë adaptuar për përfitimet e tyre personale në mënyrë të njëanshme. E turpshme, por dhe vepër penale për të përfituar nga taksapaguesit, kur në të vërtetë duhet ta mbrojnë arkën e shtetit dhe interesin qytetar. Ju jeni pasqyra e vërtetë e asaj që po përjeton populli i thjeshtë. Falë sjelljes tuaj në këto 22 vite qeverisje, askush nuk do të jetoj në vendin e tij. E ardhmja është kthyer në skllavëri dhe zymtësi duke mos pasur asnjë lloj shprese për brezat. Ju nuk jeni përfaqësues autentik të popullit, ju jeni veçse zhvatës në emër të popullit! Mjafton që qytetari të shikoj jetën tuaj të përditshme! Jetoni në luks, makina të shtrenjta, pushime në vende të shtrenjta, fëmijët i shkolloni në shkolla private dhe universitete jashtë vendit që nesër të jenë pasuesit tuaj të pozitave shtetërore. Shumica juaj jeni mediokër dhe mercenar, jeni faqja e zeze. Por, për të gjithë e rëndësishme është t’ju shtohet pasuria. O popull! Zgjohu nga gjumi i letargjisë dhe mashtrimit! Mos voto mashtrues dhe zhvatës me diploma false! Voto ata idealistë që vërtetë e duan Shqipërinë dhe Dardaninë! Të zgjohet vetëdija qytetare për të shpëtuar nga kjo skllavëri moderne. Shkrimtari disident dhe i dënuari nga regjimi hoxhist, PETRO MARKO thotë: “Ata që e gënjejnë popullin janë më tiranë se ata që e shtypin popullin!”. Ndërsa, Faik Konica, ka thënë se: “Shqipërinë e krijuan IDEALISTËT, e shpëtuan rastet, po e varrosin POLITIKANËT“.

Osman Ferizi Kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani. 09.02.2022. Pfaffenhofen

Related posts

Del një video e pa publikuar e Kurtit, paralajmërimi i tij para zgjedhjeve: Kta bohen bashkë sahora…

dardanianews

Milici serb: Gjatë luftës në Kosovë u maskova me uniformë të UÇK-së për të kryer operacione

dardanianews

Futbollisti kosovar vdes në një aksident në Serbi

dardanianews