October 15, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Gazetarja: Kam fjetur në një shtrat me shokun e ngushtë. Burri ka ndenjur 2 javë me Bleona Qeretin

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gazetarja Pejana Elezi theksoi disa herë rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka për të. Ajo u shpreh se partneri, Kledi Bahiti e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raportet e saj shoqërore.

Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë.

Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.

Agida Koçi: Nuk bëhej xheloze ajo?

Pejana Elezi: Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin.

Pejana shton se Kledi është në dijeni të të gjitha historive pasi ajo nuk ka pse t’i fshehë asgjë. Njësoj si ajo, edhe ai e ka prezantuar me mikeshat e tij. Së fundmi, ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka qëndruar me Bleona Qeretin për 2 javë, por gazetarja s’është ndier xheloze në asnjë moment.

Agida Koçi: Po tani që Kledi është jashtë vendit?

Pejana Elezi: Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam./tvklan.al

Related posts

Provokon Melinda Ademi, ia kthen të pasmet kamerës

dardanianews

Me të njejtën veshje, Afërdita Paqarada vështirë të dallohet nga vajza

dardanianews

Çka po ndodh mes Luiz Ejllit dhe Flori Mumajesit

dardanianews