0.8 C
New York
February 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedShkencë

Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

Një ekip shkencëtarësh ka arritur të gjejë origjinën e Murtajës së Zezë, pandemisë më të rëndë në historinë e njerëzimit.

Origjina e saj është në rajonin e maleve Tian Shan (Kirgizistani i sotëm), të Azisë Qendrore, në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, thuhet se Murtaja e Zezë arriti në Mesdhe në mesin e shekullit XIV nëpërmjet anijeve tregtare që udhëtonin në Rrugën e Mëndafshit nga Deti i Zi dhe u përhap në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një shpërthim në shkallë të gjerë.

Murtaja e Zezë, që zgjati si pandemi deri në fillim të shekullit XIX, shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë evropiane.

Philip Slavin, historian i ekonomisë mjedisore nga Stirling (Mbretëri e Bashkuar) dhe autori kryesor i studimit, gjeti rekorde të larta vdekjesh në disa varreza në Kirgizistan për vitet 1338 dhe 1339. Studimi sugjeron se në një moment në shekullin XIV, pati një ngjarje që studiuesit e quajnë “Big Bang”, një diversifikim masiv i llojeve të murtajës, të cilin ata e lidhin me gjenezën e valës së parë të madhe të Vdekjes së Zezë në Evropë, midis 1346 dhe 1353.

Shumë teori e vendosën origjinën e kësaj pandemie në vende të Azisë si Kina apo Mongolia, por në këtë studim, studiuesit treguan se shpërthimi fillestar ndodhi në këtë rajon të Azisë Qendrore, një zonë e përshkuar nga rrugë të rëndësishme tregtare në Mesjetë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se lloji i lashtë i Azisë Qendrore që shkaktoi epideminë e murtajës 1338-1339 në Kirgizistan kaloi te njerëzit nga marmotat në këtë rajon./A2CNN

Related posts

Fakte “historike”, pse amerikanët u çmendën këto ditë pas letrës higjienike

dardanianews

Çka po ndodh tani? Trupat ruse qëndrojnë 50 kilometra afër kufirit me Ukrainën

dardanianews

Hekurudha që do të “çajë” shkretëtirën, njihuni me projektin marramendës arab

dardanianews