February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit’, aktoren e ‘2 gisht mjaltë 2’ do e shohim në Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte modelja dhe aktorja e “2 gisht mjaltë 2”, Belinda Dragoti.

E pyetur nëse ajo mund të ishte pjesë e Big Brother VIP, Belinda u shpreh:

“Duke parë suksesin e formatit, është tunduese por në reality show gjërat mund të dalin jashtë kontrollit prandaj jam skeptike. Do ta konsideroja por jo në këto momente!”

Ti ke pasur disa shoqe brenda asaj shtëpie, Dea doli ndërsa Erjola vazhdon të jetë pjesë e Big Brother Vip, si e ke parë lojën e tyre?

“Të dyja kanë qëndruar brenda profileve të veta, Dea mesa di unë është bërë pak pishman që nuk dha maksimumin e saj por në fund fare tregoi veten e vet dhe nuk doli jashtë kornizave. Ndërsa Erjola ka luajtur shumë më fort edhe ka patur ato uljet e ngritjet e veta. Ka pasur disa momente që është shumë shpërthyese, ka pasur disa momente që argumenton mirë, shoh një feedback goxha të mirë te njerëzit dhe është duke bërë lojë, bravo!”

Mendon që e fiton një femër apo një mashkull këtë vit?

“Bukur do ishte që ta fitonte një femër”.

Related posts

A njihen? Flori Mumajesi ka një replikë për historinë e Sarës me babain

dardanianews

Pas pak, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 – Santiana dhe Edona do të futen në shtëpinë e BBVK3 për 24h e ardhshme!

dardanianews

E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit?

dardanianews