TL Today iu bashkua një konference për shtyp të virologut Hendrik Streeck të martën dhe këtu ju japim një përmbledhje të deklaratave të tij kryesore.
Z. Streeck është profesor për virologji dhe drejtor i Institutit të Virologjisë dhe Kërkimit të HIV-it në Universitetin e Bonit. Ai shpjegoi metodologjinë e studimit të tij të ri në Heinsberg, “epiqendrën” e shpërthimit të COVID-19 në Gjermani, dhe foli për planet e mundshme që një vend të ecë përpara gradualisht për t’u kthyer në normalitet.
Gjatë javëve të fundit, ekipi i tij përfundoi kërkime të konsiderueshme të bëra përmes anketave dhe hulumtimeve nëpër shtëpitë e gjithë rajonit Heinsberg – ku ishin raportuar më shumë se 1.400 raste të konfirmuara. Heinsberg ka një popullsi prej përafërsisht 250,000 banorëve dhe ka konfirmuar 46 vdekje nga koronavirusi.
Këto rezultate të hulumtimit tashmë kanë dhënë disa indikacione sesi funksionon virusi, siç sqaron Streeck:
Nuk ka ndonjë rrezik të madh për t’u infektuar me virus kur bëni pazar. Përhapja e madhe e infeksionit ishte gjithnjë rezultat i njerëzve që ishin afër njëri-tjetrit për një periudhë më të gjatë kohore, për shembull në ahengjet e skijimit në Ischgl, Austri. ” Ai gjithashtu nuk mundi të gjente ndonjë dëshmi të viruseve “të gjalla” në sipërfaqe. “Kur morëm mostra nga dorezat e dyerve, telefonat ose tualetet, nuk ishte e mundur ta kultivojmë virusin në laborator në bazë të këtyre shtupave …”
“Për ta ‘marrë’ virusin përnjëmend, do të duhej që dikush të kollitet në dorën e tij, menjëherë të prekë një dorezë dere dhe pastaj menjëherë pas kësaj një person tjetër ta kap dorezën dhe ta prekë fytyrën e tij.” Prandaj, Streeck beson se ka pak shanse të bartjes përmes kontaktit me të ashtuquajturat “sipërfaqe të kontaminuara”.
Fakti që COVID 19 është një infeksion spërklash, dhe nuk mund të transmetohet përmes ajrit, më parë ishte konfirmuar edhe nga virologu Christian Drosten nga Charité i Berlinit. Ai kishte theksuar në një intervistë se koronavirusi është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj tharjes, kështu që mënyra e vetme e kontraktimit është nëse ju “i përthithni spërklat”.
Sidoqoftë, ka rezultate të ndryshme se si përhapet koronavirusi. Ekspertët nga Instituti Shëndetësor i CDC-së dhe Instituti Shëndetësor i SHBA-së kishin arritur në përfundimin se virusi mund të mbijetojë 24 orë në letër, tre orë në aerosole dhe deri në tre ditë në plastikë dhe çelik inox. Siç thotë Instituti Robert Koch në faqen e tyre të internetit, studimet shkencore si kjo janë realizuar në kushte eksperimentale, kjo është edhe arsyeja pse këto studime nuk janë shumë përfaqësuese për rrezikun e transmetimit në jetën e përditshme.
Heinsberg tani do të jetë qendra për kryerjen e një studimi tjetër, i cili shkon më thellë, duke synuar të vlerësojë më tej se si përhapet virusi dhe si mund të frenohet. Studimi do të ndjekë një mostër përfaqësuese prej 1.000 personash.
“Rezultatet nga ky studim më i detajuar mund të shërbejnë më pas si bazë për rekomandime për strategjitë kombëtare të daljes nga izolimi,” tha Streeck.
“Është e rëndësishme të sigurohen këto të dhëna në mënyrë që vendimet të merren bazuar në fakte dhe jo në supozime. Të dhënat duhet të shërbejnë si bazë informacioni për qeverinë, në mënyrë që ata të mund të mendojnë për veprimin e tyre të radhës, “vazhdon ai.
Streeck thotë se Heinsberg ofron një situatë ideale për të gjetur përgjigje për pjesën tjetër të Gjermanisë, ndoshta edhe për Evropën, ose në të vërtetë për të gjithë botën.
Sa i përket masave të vendosura aktualisht, ai personalisht mendon se është e rëndësishme të merren parasysh efektet e mundshme negative që mund të sjellin disa masa:
“Njerëzit mund të humbin vendin e tyre të punës. Ata mund të mos kenë mundësi të paguajnë më qiratë e tyre, dhe qëndrimi brenda për një kohë më të gjatë mund të çojë në dobësimin e sistemit tonë imunitar. ” Ai shtron pyetje të tilla si: “Qëllimi nuk është kontrolli i plotë i virusit. Ne duhet të dimë se ku janë kufijtë aktual të kapaciteteve të spitaleve tona. Sa infeksione janë shumë? Çfarë thonë mjekët e kujdesit intensiv? “, trasnmeton virusi.info.
“Është e rëndësishme të filloni të mendoni për një strategji të “rkthimit “dhe shpresa e tij është që “të sigurojë faktet përkatëse në mënyrë që njerëzit të kenë një bazë të mirë për vendimet e tyre”.
Rezultatet kryesore të “studimit të grupeve me Covid – 19” në Heinsberg pritet të paraqiten deri në fund të javës tjetër.