April 15, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti shfaqet i rënduar emocionalisht, qan me lot i vetmuar në oborr

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është filmuar të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë së famshme.

Në një video që është shpërndarë me të madhe në rrjetin social X (ish-Twitter), Gjesti shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy.

Pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.

 

Ky moment vjen pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, duke mos i dhënë më një tjetër shans lidhjes së tyre, ndonëse më herët ata ishin në një raport të afërt.

Megjithatë, ky moment ka dëshmuar edhe një herë se dinamikat emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke ndikuar jo vetëm te banorët, por edhe te publiku që i ndjek me interes zhvillimet e tyre. /Telegrafi/

“Çdo send do ta bëj për ju”, Gjesti shihet duke qarë dhe duke folur për familjen në oborrin e shtëpisë.

Related posts

Azemi me plot fat, bileta e rikthen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

dardanianews

Serena Sula bënë sikur i bie të fikët. Shaq Rrota e “puth” live që t’i jep frymë artificiale – Ja çfarë ndodh!

dardanianews

Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’: Ikën 1200 euro

dardanianews