28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Sport

Gjithçka që duhet të dini për Bundesligën para rinisjes: Tabela, ndeshjet

Bundesliga gjermane kthehet në ekranet e tifozëve të futbollit të shtunën dhe këtë herë pritet të ketë edhe më shumë shikues sesa në të kaluarën, pasi që do të jetë liga e vetme e madhe evropiane që zhvillon ndeshje për një kohë, shkaku i ndërprerjes së detyrueshme për shkak të koronavirusit.

Kur gjyqtari Deniz Aytekin e sinjalizoi fundin e ndeshjes së 11 marsit mes Borussia Monchengladbachut dhe Kolnit në një Borussia Park të zbrazët, askush nuk e dinte se çfarë do të sillte e ardhmja për shoqërinë dhe Bundesligës, pasi që në Gjermani kishin filluar të vëreheshin efektet e para nga pandemia e koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Përderisa virusi po përhapej edhe më shumë, shkollat, dyqanet dhe aktivitetet sportive i mbyllën dyert  dhe qeveritë kudo nëpër Evropë i vunë masat parandaluese të vetëizolimit për ta luftuar virusin Covid-19.

Tani, rreth 60 ditë më vonë, kur Gjermania beson se e ka kaluar krizën më të keqe të koronavirusit, Bundesliga do të bëhet liga e parë e madhe evropiane që rinis sezonin, përderisa ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

Derbi mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes do të jetë ndeshja me më së shumti vëmendje gjatë kësaj fundjave të parë pas kthimit të futbollit, përderisa tifozët do të kenë mundësi ta shohin edhe një herë talentin e shumëkërkuar në Evropë, Erling Haaland.

Lideri i ligës, Bayerni, do të luajë të dielën kundër klubit të ri në ligë Union Berlin, ndërsa Bayer Leverkuseni do të luajë kundër Ëerder Bremenin ditën vijuese.

Renditja aktuale në ligë:

Gara për Këpucën e Artë:

 

Related posts

UEFA cakton datat e finales së Championsit dhe Europa League

dardanianews

Super Xhaka me supergol ndaj Gladbachut

dardanianews

Ekskluzive: Kosova emëron përzgjedhësin e ri Primoz Gliha

dardanianews