24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeNatyra

“Gjithçka u errësua”, rrëfimi i amerikanit që përfundoi në gojën e balenës dhe që mendoi se kafsha do ta gëlltiste

Një zhytës i karavidheve në Cape Cod mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por e kuptoi në fakt se ishte në gojën e një balene.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Micheal Packard thotë se ai po kryente zhytje kur përfundoi në gojën e gjigantit detar për rreth 30-40 sekonda larg Provincetown, Massachusetts.

“Zbrita deri në 13 metra në ujë, dhe krejt papritur thjesht ndjeva këtë përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua”, tha Packard.

“Dhe unë mund ta ndieja që isha duke lëvizur dhe për një moment isha: ‘Oh Zoti im, mos jam kafshuar nga një peshkaqen?’”.

“Pastaj e ndjeva përreth dhe e kuptova se nuk kishte dhëmbë, dhe që nuk kisha ndjerë ndonjë dhimbe të madhe”, rrëfen ai.

“Dhe pastaj e kuptova, ‘Oh Zoti im, unë gjendem në gojën e një balene, dhe po përpiqet të më gëlltisë”, u shpreh ai teksa rrëfen me emocion momentin drithërues.

Packard tregon se balena papritmas u ngjit në sipërfaqe dhe filloi të tundte kokën, më pas ai ishte hedhur në ajër dhe zbarkoi në ujë, për të shpëtuar më në fund. /Telegrafi/

Related posts

Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

dardanianews

“Trutë në tokë t’i kisha qit”, stafi i Vjosa Osmanit thotë se u.d e presidentit po kërcënohet

dardanianews

Sot hapet ura në Kroaci që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

dardanianews