9.6 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
FeaturedSociale

Do të bëj çmos që t’i marr fëmijët”, lajmërohet Egzona nga Podujeva e zhdukur që nga 2 janari

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar, është lajmëruar te familja e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Albion Imeri, i cili tha se motra e tij i ka thënë se është mirë dhe e sigurt, por se nuk ka treguar se ku ose me kë është.

“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”, ka thënë ai në klan kosova.

Ndër të tjera raportohet se ajo ka thënë se do të bëjë çmos për të marrë fëmijët mbrapsht.

Egzona, të cilës bashkëshorti i ka vdekur para tri viteve, jetonte bashkë me katër fëmijë e saj (më i madhi 12 vjeç) te familja e burrit të saj.

Ndërkaq, festat e fundvitit kishte shkuar t’i festonte bashkë me familjen e saj në komunën e Podujevës.

 

Related posts

Rusia sfidon Perëndimin: Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

dardanianews

Publikohen detaje: Kur nis aplikimi për 10% e Trustit dhe kush përfiton

dardanianews

Drejtimi i ‘Përputhen’, luftë e hapur mes Kiarës dhe Efit

dardanianews