21.7 C
New York
September 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Gjukanoviq: Vuçiq e ka tejkaluar Millosheviqin, do e donte Kosovën por pa shqiptarë në të

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për mediumin kroat ‘Jutarnji’ e ka gozhduar me kritika presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, politikën e të cilit e ka vlerësuar përtej atë të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Ai e ka tejkaluar Millosheviqin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviqi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviq, përcjell Gazeta Express.

Tutje, i pari i Malit të Zi ka thënë se Vuçiq po e përdor për zvarritje politike pretekstin se ka presion që ta njohë Kosovën.

“Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë”, ka shtuar tutje shefi i shtetit malazez.

Lidhur me zhvillimet në Cetinje, Gjukanoviq tha se “linja e komandës së ofensivës në Cetinje dhe Malin e Zi, të paktën sot, ndoshta është bërë e qartë”. /Gazeta Express/

Related posts

EKSKLUZIVE: Albin Kurti i drejtohet PDK-se ,’Une nuk jam si ju ne Qeverin time nuk ka familjar

dardanianews

Krejt çka duhet të dini rreth procedurave për tërheqjen e 10% nga Trusti

dardanianews

Paralajmëron Luljeta Aliu: Në Kosovë do të ketë trazira

dardanianews