10.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e grupimit të Sali Berishës, i njohur deri më sot si Rithemelimi.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj,duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe duke ia dorëzuar Sali Berishës.

Vendimi i sotëm la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.

Berisha apo Basha, sot mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për drejtimin e PD-së

Pas kësaj, me anë të një reagimi të shkurtër për mediat, deputeti i “Rithemelimit”, Flamur Noka, pati një mesazh për demokratët.

“Ftojmë gjithë demokratët të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Kështu, pas më shumë se 2 vitesh, merr fund konflikti brenda partisë politike se kush e drejton këtë forcë politike.

Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Beteja ligjore e PD-së

Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar që shkarkonte Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën.

Në 18 dhjetor, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e tij Kombëtar si përgjigje për Berishën dhe sanksionoi në statut se askush që është non grata nuk duhet të jetë pjesë e PD. Ndërkohë, po atë ditë mbështetësit e Berishës zhvilluan referendumin për ratifikimin e vendimeve të 11 Dhjetorit dhe nisi punën Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Në 25 mars të 2022 Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshime statutore, por vendimi u apelua nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar në atë kohë.

Më 3 mars të 2023 Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në shkallë të parë, por ndaj këtij vendimi u bë rekurs nga Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimi dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë.

Më 27 dhjetor 2023, Gjykata e Lartë riktheu çështjen në Apel dhe në vendimin e saj jep urdhëresa që gjykata e shkallës së dytë ta zgjidh përfundimisht çështjen. /Telegrafi/

Related posts

Osmani përkujton Fehmi Aganin: I shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej dietari e ideologu nacional

dardanianews

VIDEO/ Edukatorja e çerdhes e rrah fëmijën deri sa ja thyen këmbën, kamerat kapin momentin

dardanianews

E rëndë: Babai rreshton tre djemtë e tij dhe i ekzekutoi me pushkë

dardanianews