23.9 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Grenell e mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocion

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Grenell e ka shpërndarë postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social TWitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

‘’Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.
Ndryshe, shtetet e BE’së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocini i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë. /Express/

Related posts

Ceca dëgjohet në Shqipëri, vjen reagimi i këngëtares serbe

dardanianews

Kur flet Gjergji ‘dridhet’ toka! Ish-agjenti i SHIK-ut: Gjergji u mësua me rrah shpulla, “është krim kjo që bëri Thaçi gjatë luftës në Qirez”

dardanianews

Historike: Të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

dardanianews