21.7 C
New York
August 5, 2026
DardaniaNews
Lajme

Grida Duma rrëfen bisedën me Lori Hoxhën: Si e lashë politikën për Top Channel

Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”.

Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim.“Nuk isha e detyruar. Asgjë nuk është tashmë e detyruar në jetën time. Nuk kam asnjë kondicion, përveç jetës, shëndetit dhe dashurisë për fëmijën tim. Kudo që mund të jem, e di që e nis nga fillimi dhe e di që mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë. Nuk më duhet shumë për të jetuar mirë dhe besoj që kjo është aftësi apo dhunti e atyre që jetojnë më shumë me mendje sesa me trup. Erdhi në kohën e duhur. Ishte një propozim i cili më la pa frymë për momentin. CEO i Top Channel, ishte duke rikonceptuar mënyrën sesi do ta drejtonte televizionin, bashkë me aksionerët e tjerë. Kur e dëgjova propozimin shtanga në një farë mënyre. Por besoj se ishte e dhënë, një shenjë. Erdhi në momentin e duhur.”

E ftuar në UET Cast, podcast-in e Universitetit Europian të Tiranës, në një bisedë me Prof. Dr. Belina Budini, Grida Duma ka rrëfyer detajet e vendimit që ndryshoi jetën dhe karrierën e saj, duke u shndërruar në një figurë të spikatur të medias.“Për mua në ato çaste humbi plotësisht të bërit politikë, në një grupim politik i cili kishte humbur kohezionin, shumësinë dhe qartësinë e vet. Kanë qenë zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, dhe kam pasur një protagonist të PD-së në emision, i cili më tha: “Si ta bënim PD-në? Ti ike, disa të tjerë ikën.Iu përgjigja: “Sepse ju u çmendët”(qesh).Nga pikëpamja politike dhe logjike, për mua, Partia Demokratike linte shumë për të dëshiruar, sa i përket arsyes pse po bëhej politikë. Fragmentarizimi i saj, mungesa e mirëkuptimit brenda vetes, mungesa e kohezionit dhe bërjes bashkë për gjëra që ishin më të mëdha sesa të voglat që na ndanin, vendosja e gishtit dhe fajtorit brenda vetes pafund, a thua se nuk e dinim që përgjegjësit nuk ishin as anëtarët, as bashkëvepruesit në politikë, por ishte udhëheqësia e Partisë Demokratike, midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, apo mes Sali Berishës dhe vetë Sali Berishës.”Moderatorja dhe autorja e “Top Story” tregoi dyshimet e saj të fillimit, teksa theksoi se vendimi për të qëndruar në media, ishte zgjedhja e duhur.“Nuk mendova se do ta bëja në çastin e parë. Mendova se mund të tentoja të hyja edhe në media dhe ta mbaja pozicionin politik. Mendoj se njeriu në jetë duhet të ketë këllqe dhe guxim të bëjë një zgjedhje. Besoj se bëra zgjedhjen e duhur nëse shohim sesi janë sot të gjitha ata që marrin pjesë në estabilishmentin politik aktual”, u shpreh Duma.

shpreh Duma.

https://youtube.com/watch?v=yRcyk3e0k-g%3Ffeature%3Doembed

https://ab057a483b3db46e607ce02fb63584ab.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

https://ab057a483b3db46e607ce02fb63584ab.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Top Channel

Nur ein Tuch –

Related posts

Shqiptarja nga Londra që u dashurua me një të dënuar me vdekje në Texas

dardanianews

A do të bashkëpunojë me Ramën? Përgjigjet Flor Binaj: S’kam asnjë…

dardanianews

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

dardanianews