1.1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gropa misterioze shkakton panik në këtë shtet, banorët ua lënë fajin UFO-ve

Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit.

Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.

Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago.

 

 

 

 

Related posts

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave në Sektorin Publik

dardanianews

Çka i ndodhi “armës vdekjeprurëse” të Putinit pasi u testua?

dardanianews

“Deklarata skandaloze”, Isa Mustafës i vjen ‘goditja’ e fortë: Po e mbron bandën që i kreu vrasjet në LDK

dardanianews