17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gruaja e Drashkoviçit: Dërguam kriminelë për të vrarë, grabitur, djegur, shkatërruar e përdhunuar, këto janë gjurmët e turpit tonë

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një postim në Facebook, ka publikuar një deklaratë të Danica Drashkoviçit, gruas së politikanit serb Vuk Drashkoviçi, lidhur me krimet që ka kryer Serbia në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Drashkoviç kishte deklaruar se, gjurmët kriminale të prapambetura të Serbisë po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët politikë dhe ushtarakë.

Ajo kishte përmendur faktin se Serbia nuk e ka pranuar se është ageresore që dërgoi trupa dhe kriminelë në vende të huaja, për të vrarë, për të grabitur, për të djegur, për të shkatërruar, për të përdhunuar.

Këto janë fjalët e Danica Drashkoviç, të cilat i ka publikuar Driton Tali:

DANICA DRASHKOVIÇ, GRUAJA E VUK DRASHKOVIÇIT:

“Kemi luftuar shumë. Shkuam në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe më në fund në Kosovë. Dhe çfarë bëmë, u mundëm kudo, na dëbuan nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe natyrisht edhe nga Kosova. U larguam të përgjakshëm. Gjurmët kriminale të prapambetura tani po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët tanë politikë dhe ushtarakë.

Ne duam t’ia shesim botës si patriotizëm, mbrojtje të popullit dhe territorit, por nuk funksionon. E vërteta e ashpër e varrezave në atë rrugë nga Knini, Vukovari, Srebrenica, Sarajeva deri në Kosovë, janë gjurmët e turpit tonë që flasin në të gjitha gjuhët e botës dhe e përshkruajnë qartë ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ashtu siç thanë prokurorët e Hagës. “

Related posts

Pamje dramatike – 𝐃𝐞𝐥 𝐯𝐢𝐝𝐞𝐨 𝐞 𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐤𝐮𝐫 𝐪ë𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐡𝐞𝐫ë 𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐦ë 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐬𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚𝐤

dardanianews

“Kujtesa” ndërprenë pa paralajmërim transmetimin e kanaleve të “Digitalb”, revoltohen klientët që paguajnë ekstra për to

dardanianews

Një person në Fushë Kosovë i ther me thikë dy vëllezër

dardanianews