14.6 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gruaja e Drashkoviçit: Dërguam kriminelë për të vrarë, grabitur, djegur, shkatërruar e përdhunuar, këto janë gjurmët e turpit tonë

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një postim në Facebook, ka publikuar një deklaratë të Danica Drashkoviçit, gruas së politikanit serb Vuk Drashkoviçi, lidhur me krimet që ka kryer Serbia në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Drashkoviç kishte deklaruar se, gjurmët kriminale të prapambetura të Serbisë po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët politikë dhe ushtarakë.

Ajo kishte përmendur faktin se Serbia nuk e ka pranuar se është ageresore që dërgoi trupa dhe kriminelë në vende të huaja, për të vrarë, për të grabitur, për të djegur, për të shkatërruar, për të përdhunuar.

Këto janë fjalët e Danica Drashkoviç, të cilat i ka publikuar Driton Tali:

DANICA DRASHKOVIÇ, GRUAJA E VUK DRASHKOVIÇIT:

“Kemi luftuar shumë. Shkuam në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe më në fund në Kosovë. Dhe çfarë bëmë, u mundëm kudo, na dëbuan nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe natyrisht edhe nga Kosova. U larguam të përgjakshëm. Gjurmët kriminale të prapambetura tani po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët tanë politikë dhe ushtarakë.

Ne duam t’ia shesim botës si patriotizëm, mbrojtje të popullit dhe territorit, por nuk funksionon. E vërteta e ashpër e varrezave në atë rrugë nga Knini, Vukovari, Srebrenica, Sarajeva deri në Kosovë, janë gjurmët e turpit tonë që flasin në të gjitha gjuhët e botës dhe e përshkruajnë qartë ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ashtu siç thanë prokurorët e Hagës. “

Related posts

Një tjetër luftanije ruse raportohet se është përfshirë nga zjarri, pasi “u godit nga raketa ukrainase” në Detin e Zi

dardanianews

Arabët, plan të ri për të anashkaluar Hormuzin

dardanianews

Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA-ja

dardanianews