Deputeti i LDK-së, Haxhi Avduli,që njihet edhe si një nga përkrahësit e Vjosa Osmanit brenda LDK-së, ka folur më gjerësisht për përplasjet që po ndodhin brenda strukturave të partisë dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit.
Avdyli duke folur për dokumentarin “Expose” ka thënë se LDK-ja është shquar për mendim ndryshe por akti i fundit i bërë me Vjosa Osmanin nuk është hasur asnjëherë në historinë e LDK-së.
“LDK ështe shquar për mendim ndryshe. Ka pasur perplasje, por kanë ditur t’i tejkelojnë dhe asnjë herë nuk ka pasur nje vendim arbitrar që ka ardhur me perjashtime.Por akti i fundit me largimin arbitrar nuk është hasur asnjeherë në historinë e LDK-së dhe paraqet nje moment te ri ne LDK i cili duhet te shqyrtohet se ku do te na qoj kjo. Normalisht, z. Mustafa ka paraparë që tani e tutje LDK duhet të mendoj sipas kokes se tij dhe të gjithë të tjeret edhe kur kemi mospajtime duhet ti nenshtrohemi vendimit te tij. Vendimi permes Email eshte nje shkelje statusi. Duhet te thirret mbledhja e Keshillit te Përgjithshem dhe te diskutohet se cilat janë shkeljet qe i ka bere Vjosa Osmani.Po ashtu duhet te shtrohet si çeshtje edhe pse nuk eshte marrë ndonjë vendim ndaj atyre që kane bere shkelje në të kaluaren, p.sh vendimi qe eshte shkelur per prishje te koalicionit me VV-ne i cili eshte bere pa e pyetur Keshillin e Pergjithshem, dmth pse në emer të KP eshtë deshur të vendoset ndërsa për ta prishur pa KP… Nuk u perjashtuan ata qe thyen vendime, por u perjashtua dikush qe e mbajtu fjalen”
Avdyli tutje thote se ata do të dëgjojnë zërin e votuesve nëse duhet të vazhdojnë të qëndrojnë më tutje në LDK.
“Ne e konsiderojme LDK-ne si shtëpi të perbashket, dhe normalisht do duhej që keto debate ti benim brenda dhe jemi te sansionuar nga keto debate. Sidoqoftë ne duhet te bisedojme me shumë njerez, nuk është vendim ky qe duhet te mirret nga dikush por duhet te bisedojme me shume aktivist dhe të marrim vendimin e tyre, per momentin jam skeptik . Zgjedhje partiake nuk kemi edhe tri vite dhe normalisht ne fund behen disa marreveshje dhe prap vazhdohet me ta, por sidoqofte ne do ta degjojme zerin e votuesve. Nese ata thone se nuk duhet te vazhdojme aty me tutje ne do ta degjojme zerin e tyre. E verteta do te jete e hidhur per dike” tha Avdyli.