June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Supermodelja me tatuazhin e Hashim Thaçit ndjehet e mërzitur…

Ndoshta duket e pazakontë, por ja që ka ndodhur në Kosovë.

Një supermodele nga Kosova, vdes për Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës.

Për dashurinë e madhe që e ka ndaj presidentit, ajo me anë të tatuazhit e mbanë gjithmonë pas vete Thaçin.

Në krahun e saj e mban një foto të Thaçit tashmë te konkretizuar në tatuazh.

Modelja nga Vushtrria, Suzana Tahiri pas aktakuzës që është ngritur nga Gjykata Speciale për Thaçin dhe Kadri Veselin, po ndjehet e mërzitur.

“Nuk më duhet emri im, nëse nuk dal me thirr Hashim”, shkruan ajo në Facebook.

Tahiri kohë më parë, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, ka punuar në zyrën e tij.

Ndoshta afërsia e ka bë të vetën, që Suzana të shkruan edhe poezi për Thaçin.

“Rrezja e diellit ma puth ballin

Zemër kam Hashim Thaçin

Këto shkronja mund ti shkruaj me gjak

Me fal jetë më duket pak

M’ka fal zoti për një datë

Trupi im një flamur me bart”, shkruan Tahiri poezinë për Thaçin.

Related posts

Diola flet për herë të parë për lidhjen me biznesmenin: Për herë të parë vendosa të ndjek zemrën

dardanianews

Njëra shoqe ia mori burrin, por ja çfarë bën Vesa tani për shoqen tjetër

dardanianews

Mosha veç numër, Afërdita Paqarada feston ditëlindjen e 52-të

dardanianews