8.5 C
New York
October 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

26 vjet nga rënia e Heroit të Kombit Naser Krasniqi, Komandant “Leka”

Me datën 04 qershor 2024, bëhen 26 vjet nga rënia heroike e heroit të kombit Naser Krasniqi, “Leka”. Djaloshi sypatrembur dhe i pakompromis, që luftoj për lirinë e Kosovës me okupatorin serbo-sllav, që në rininë e tij të hershme, e deri në rënien e tij në altarin e lirisë.

Naser Veli Krasniqi lindi më 24 tetor 1972, në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Prindërit Veli Krasniqi dhe Mihrije Xhyliqi Krasniqi, gjithsejtë kishin shtatë fëmije: katër djem e tri vajza, Naseri ishte fëmija i tretë i tyre. Dëshmori Naser Krasniqi shkollën fillore e kreu në Ratkoc, ndërsa të mesmen në Rahovec dhe Prishtinë. Studimet Universitare, Fakultetin e Kulturës Fizike e la në gjysmë për shkak të kyçjes së tij në luftë. Më aktivitete shoqërore atdhetare filloi të merret qysh si ri. Naseri ishte në klasën e 6-të kur i motivuar nga familja, rrethi shoqëror dhe ngjarjet politike të kohës, e theu fotografinë e Titos (ish- kryetarit të Jugosllavisë).Vitet 1988/89 shënuan kulmin e diskriminimit politik te shqiptarët e Kosovës, kur serbo-jugosllavët suspenduan Autonominë e Kosovës. Në kontekst të këtyre ngjarjeve, Naser Krasniqi ishte njëri ndër protagonistët, protestuesit që me ditë dhe muaj nuk ndaloi së vepruari në demonstrimin, politik, organizativ dhe fizik.

Në demonstratat popullore që u organizuan në Ratkoc, fshatrat përreth, qytetin e Rahovecit, dhe në tërë Kosovën, Naseri ishte pjesa më skenografike e demonstratave, duke qenë në ballë të tyre, i mbuluar gjoks e shpinë me flamurin tonë kombëtar shqiptar e me plisin e bardhë mbi vetull, ku pushtuesve serbë i bie në sy veprimi i tij dhe që nga ajo kohë vazhdimisht kërkohej nga policia. Në vend që të niste studimet në fakultet, ai u detyrua ta linte Kosovën dhe përkohësisht të shkonte në Gjermani. Me t’u vendosur atje, vë kontakte me shumë shokë e miq që vepronin për çështjen kombëtare. Kjo formë e bashkëpunimit i ndihmoi atij që ta ruante vazhdimësinë  dhe të kthehej prapë në Kosovë për ta vazhduar përgatitjen për luftë.

Pas kthimit të tij në atdhe, në shtator të vitit 1996, veprimtarinë patriotike do ta vazhdonte fillimisht në vendlindje, në Ratkoc, përmes organizatës ilegale të quajtur Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Naseri në cilësinë e idealistit tëorganizuar, aktivitetin e tij e filloi menjëherë me shpërndarjen e pamfletesh “Çlirimi”, organ propagandistik i LKÇK-së, e pastajedhe me aktivitete të tjera ilegale. Disa ndër to janë; agjitimin dhe propagandimin e luftës çlirimtare, vëzhgimi i lëvizjeve tëforcave policore dhe veprimeve të kolaboracionisteve,transportimin dhe sistemimin e mërgimtarëve vullnetarë të ardhur nga perëndimi në luftën e Kosovës, bartjen e armatimitdhe municioneve, medikamenteve mjekësore dhe gjërave të tjeranë përgjithësi që nevojiteshin për luftë, etj.

Gjatë viteve 1997-98, ekskluzivisht veproi edhe në Prishtinë. Aktiviteti i tij në kryeqytet, sidomos tek qarqet studentore, do ta identifikonte portretin e tij si djaloshi mistershëm i natës. Ai, në cilësinë e studentit të UP-së të Fakultetit të Kulturës Fizike, do të banojë në një banesë me qira, në lagjen “Vellusha, prej nga do të frekuentonte, koordinonte dhe do të vepronte me aktivitetet ilegale me shumë student atdhedashës nga të katër anët e Kosovës. Më 1 tetor të vitit 1997, Naseri ishte pjesëmarrës aktiv i protestave që u zhvilluan në Prishtinë, përkatësisht tek vendi i quajtur “Velania”. Në këto rrethana, Naseri së bashku me shokët e tjerë të fakultetit, u dalluan me veprimet e tyre të shpejta, në ndihmë të studentëve, duke u ndihmuar në strehimin e tyre nëpër shtëpitë private, etj.

Naseri, pas një veprimtarie të bujshme nën petkun e studentit të UP-së, e braktis qytetin e studentit, Prishtinën dhe kthehet në Anadrini, përkatësisht në fshatin e tij të lindjes në Ratkoc, për të filluar veprimtarinë luftarake. Gjatë pjesës së dytë të vitit1997dhe fillim vitit 1998, Naseri së bashku me shokë, filluan bartjen masive të armatimit përmes kufirit Kosovë-Shqipëri. Më datën 27 prill 1998, Naseri së bashku me grupin që përbëhej prej12 pjesëtarëve të armatosur të LKÇK-së, iu bashkuan Shtabit të UÇK-së, në Drenoc, duke u ardhur në ndihmë, dhe prej këtij momenti Naseri veproi publikisht. Me shkuarjen e tij në Drenoc, vendoset në pikën më të lartë malore, në majën e Zatriqit, pasi konsiderohej si pika më strategjike për luftime. Qëndrimi i tij atje u përshkua me një sërë veprimesh, duke u organizuar, ushtruar dhe duke bërë roje nëpër pozicionet e UÇK-së. Në këto pika, Naseri veproi për rreth 15 ditë, deri më datën 11 maj 1998.Më datën 12 maj, Naseri do të marrë pjesë aktive në luftë ballë për ballë me forcat serbe. Ne këtë betejë, pas 10 orë luftimesh të ashpra, ai do të shquhej me guximin dhe trimërinë e tij duke luftuar, nga një pikë në tjetrën, nga një pozicion në tjetrin. Në këto përballje, do të shquhet luftëtari sypatrembur, i cili me guxim nxitoi aty ku kërkohej vetëmohimi dhe trimëria, gjithnjë shembull për bashkëluftëtarët. Naserin shumë e tërhiqte uniforma e luftës së UÇK-së dhe shpesh theksonte se uniforma e krijon imazhin e mirë për ushtrinë tonë dhe realisht ishte ndër të parët në rajonin e Anadrinisë që e siguroi dhe e veshi atë, që nëfillim të luftës.

Ai ishte protagonisti kryesor i formimit të Njësisë Speciale të UÇK-së që vepronte në Ratkoc. Në këtë njësi bënin pjesë djemtë më të mirë të kësaj ane, të cilët ishin të gatshëm të vepronin në çdo çast, aty ku e kërkonte nevoja. Ai për herë të parë e vendosi flamurin kombëtar në stacionin e policisë, që tashmë ishte shndërruar në shtab të UÇK-së. Naseri me shokë, me të dëgjuar për luftimet që kishin filluar në Gradish, pa mëdyshje e ndërpreugjumin dhe ashtu siq e kishte bërë shprehi lufte të flente me uniformë, u ngrit në këmbe dhe ia mësyu Gradishit. Dhe prej këtij momenti, përgjatë 12 orëve luftime qëndroi aktiv nëpër pozicionet e UÇK-së. Naseri edhe në këto luftime u dallua prej të tjerëve, me guxim të lartë dhe zhdërvjelltësi luftarake, nën betimin e dhënë për ”Liri a Vdekje”. Naserin, deri në aktin e rënies, do ta shohim kudo nëpër aksione e fushëbeteja luftarake, si në Drenoc, Bratotin, Ratkoc, Zatriq, Vranjak, Dejë, Malësi e Vogël, Gradish, etj. Çdo ditë e Naserit ishte përpjekje për të ecur pa hamendje përpara drejt luftës çlirimtare. Naser Krasniqi i njohur me pseudonimin Leka, duke qenë në krye të detyrës si çdoherë, në mbrëmjen e 4 qershorit të vitit 1998, saktësisht në orë 21 e 26 minuta të mbrëmjes, kur filloi një ofensivë e madhe artilerie serbe e kombinuar me shumë forma lufte, pikërisht aty edhe ku lindi, në Ratkoc (Drinas), në përballje me forcat serbe, bie heroikisht, duke mbrojtur popullin, dinjitetin kombëtar dhe lirinë e atdheut të vet. Vet Naser thoshte: “Në çdo kohë, të luftosh dhe të vdesësh për lirinë e atdheut, ia vlen dhe është modesti. Naseri, u varros në varrezat e fshatit Ratkoc me 5 qershor 1998.Pasë përfundimit të luftës, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vepren e tij atdhetare, iu akorduan shumëmirënjohje dhe dekorata, që nga diploma “student martir” që ia dhuroi Universiteti i Prishtinës, e deri te akordimi me urdhrinHero i Kosovës, i ndarë nga Presidenca e Republikës sëKosovës.

Naser Krasniqi me babain Veli Krasniqi gjatë qëndrimit të përkohshëm në Gjermani

Lapidari i heroit Naser Krasniqi i ndërtuar në vendin e rënies

Related posts

Pësoi sulm në tru: 33-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj financiare

dardanianews

Korrupsion masiv 120 milionësh në Zimbabve”, “anëtar i bandës së Lushnjës”, këta janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiut 19:33 – Sot Shpërndaje në Afera e inceneratorëve pos që ia prangosi duart dhe e çoi në burg ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka, zbuloi edhe oligarkë të përfshirë në skandale, e fatkeqësisht edhe media që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Njëjtë si Fax News e oligarkut Irfan Hysenbelliut, edhe Albanian Post e Baton Haxhiut u pagua nga kompanitë e inceneratorëve, raporton CNA.al. Varësisht nga “pazaret” janë bërë edhe pagesat, ama gjithmonë duke u paraqitur si reklama, përkundër që këto media nuk konsiderohen të mëdha. Pra, kanë shumë pak audiencë që do t’i arsyetonte paratë për reklama. Pyetjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria. Kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës, sipas CNA.al, i dhanë haraç Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës. Madje sipas CNA, median e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni. Megjithatë, reklamat e inceneratorëve dolën në Albainan Post, e paratë shkuan në llogari të pronarit Haxhiu. Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro. CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës Kush janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiun? Ministra të qeverisë shqiptare, por edhe emra të tjerë të njohur ishin përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha të ndodhur në Zimbabve, vend i largët në Afrikën e Jugut. Mes listës së personave të përfshirë në këtë skandal ishte edhe biznesmeni nga Shqipëria, Klodian Zoto. Zoto njihet në Shqipëri si drejtues i kompanisë konçensionare për tenderët për ndërtimin e inceneratorit në Fier e Tiranë. Shumë herë ai është akuzuar nga opozita për korrupsion dhe një tender pa garë nga kompania e tij krijuar tre muaj para se të bënte propozimin e pakërkuar. Afera ku Zoto sihte përfshirë, tashmë jashtë kufijve, kishte të bënte me marrjen e tenderit për të ndërtuar impiantin për përpunimin e mbeturinave me rikuperim të energjisë duke prodhuar energji elektrike. Në Republikën e Zimbabve është akuzuar një ministër për ndikim në tenderin dhënë kompanisë së Zotos. Kompania e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V, është me bazë në Holandë dhe kontrata e lidhur ishte në vlerën e 120 milionë eurosh që do të shërbenin për ndërtimin e impiantit. Edhe në shtetin afrikan, akuzat janë që për tenderin nuk janë ndjekur procedurat e dhënies së tenderit. IEBV është e njëjta kompani me të cilën Klodian Zoto fitoi tenderët për ndërtimin e inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, shkruajnë mediat në Shqipëri. I përfshirë në këtë skandal ishte edhe Mirel Mërtiri. Ndërkohë shumë akuza janë ngritur ndaj Mërtirit, në lidhje me korrupsionin dhe akuzat për inceneratorët. Korrupsion, i cili fillon me inceneratorin e Elbasanit, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere. Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli, i cili për vetëm 15 milion euro ndërton me çelësa në dorë, inceneratorin e Elbasanit. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare. Pas gjithë akuzuave, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte bërë një denoncim të fortë, ku ishte shprehur se Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve, i cili ishte në kërkim, ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës, ndërsa, sipas Bashës, Kryeministri Rama e ka shpallur gjeni para ministrave. Por, Basha nuk është i vetmi politikan, i cili ka përmendur emrin e Mirel Mërtirit, si një nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Një deklaratë të tillë e ka bërë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Derisa në mars të këtij viti, kryetarja e komisionit hetimor për iceneratorët Jorida Tabaku në leximin e raportit final me të cilin do i drejtohen Kuvendit, pati deklaruar se një nga tre pronarët e inceneratorëve, konkretisht Stela Gugallja është edhe bashkëjetuese e Mirel Mërtirit. “Mirel Mërtiri një person me të shkuar të dyshimtë e pa asnjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij papritur është bërë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe në botë”, tha Tabaku për të. “Është vërtetuar se formalisht pronarët e inceneratorëve janë tre, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe në pak raste Mirel Mërtiri. Por e vërteta është se kryepronari i vërtetë është Mirel Mërtiri, shtetasi Klodian Zoto vartësi i tij, ndërkohë që Stela Gugallja, bashkëjetuesja e tij kanë menaxhuar tre kontrata prej 430 milionë eurove duke u fshehur pas kompanive hollandeze herë pas kompanive italiane gjithmonë është i njëjti person që shfaqet”, u shpreh Tabaku. Sapo Ndodhi: Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 15 great foods richer in calcium to enrich your diet The Travel Breeze | Sponsored Is your dog jumping up on you? Here’s what it means 5minstory.com | Sponsored She washed her hair with cola and this was the result Tips and Tricks | Sponsored The Shape of Your Face Shows Your True Personality Home Tricks | Sponsored Më shumë nga interneti Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani Mos e shtyni !!! Nëse keni thonjtë e verdhë ose kërpudhat, duhet ta bëni menjëherë… Pikat e para në treg që rregullojnë presionin në vetëm shtatë ditë! Bëni vetë në shtëpi! LAJME TË NGJASHME Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 19:58 – Sot Lushtaku: Bordi i Kurtit e la pa puna bashkëshorten e Heroit Kodra 19:06 – Sot CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit… 18:41 – Sot Komuna e Skenderaj shpenzon mbi 10 mijë euro për dreka zyrtare 17:58 – Sot Pa licencë të mjekut: Njeriu i afërt i ministrit të Shëndetësisë pritet bëhet drejtor në Telemjekësi 17:20 – Sot KEK anulon konkursin përmes të cilit u punësuan dhjetëra militantë të VV’së 17:02 – Sot Shpallet fajtor prizrenasi që tentoi ta vras qytetarin vetëm pse i ra borisë, dënohet me 3… 16:17 – Sot InDoks Promo | Gjykata anti-UÇK 16:13 – Sot MË SHUMË Lajme Hulumtime/Analiza Show Op-Ed Life Sport Insajderi TV Fact-Checking Policy Ethics Policy Corrections Policy Editorial Team Info Ownership, Funding & Trademark Information Na ndiqni në Për më shumë INSAJDERI TV © 2015-2020 Gazeta Online Insajderi Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ×

dardanianews

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiq

dardanianews