25.1 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShqipëri

E frikshme: Himarë, shpërthen skafi, pësojnë djegie 4 pushues nga Kosova

4 kosovarë kanë pësuar djegie të lehta derisa ishin për pushime në Himarë të Shqipërisë.

Kjo pasi ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë derisa ata ishin në skaf duke lundruar në det.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e vakuumit dhe nxehtësisë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta, shkruan Gazeta Metro.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri

Related posts

E bujshme: Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga grupi i PD-së

dardanianews

Flet Jakup Krasniqi – jep mendimin e tij çfarë mendimi do të japë Gjykata Kushtetuese

dardanianews

Momenti kur “Bajraktar” shkatërron anijen ruse

dardanianews