-7.3 C
New York
January 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nuk ndalet Albin Kurti: E shkarkon drejtorin e Aviacionit Civil

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen 30-të të saj, mbledhje korresponduese, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Në mbështetje të kompetencave të Qeverisë, përkatësisht nenit 20, paragrafi 4, pika a) e Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, sot ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha për shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale. Z. Berisha ka hartuar dhe nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ka degraduar stafin menaxhues pa vlerësim të përformancës, ka mbajt detyra tjera me pagesë njëkohësisht, dhe ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh. Emërimi i z. Eset Berisha, si Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së ka qenë në kundërthënie me ligjin qysh prej fillimit, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e  rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi.

Related posts

Isa Mustafa Zbulon Edhe Njëherë Varësinë E Tij Nga Thaçi, Kërkon Nga Osmani E Kurti Të Garantojnë Për Të Akuzuarit Nga Specialja!

dardanianews

Pasuria e grave të politikanëve, prin e Kurtit, e Hotit e fundit në listë

dardanianews

Çfarë fshihet në “bunarin e ferrit”? Hulumtuesit futen në kraterin misterioz në Oman, nga i cili dalin aroma të pakëndshme dhe fliten histori të ndryshme

dardanianews