Publikimi i një serie videosh intime, të filmuara nga një kamera sekrete në atë që duket të jetë një dhomë gjumi e kompozitorit Adrian Hila ka ngjallur reagime të forta prej një jave tashmë.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se video të reja vijojnë të publikohen duke qarkulluar në rrjetet sociale por edhe në aplikacionet telefonike si WhasApp, ku janë shpërndarë masivisht.
Kjo ka bërë që disa personazhe të njohura publike të akuzohen padrejtësisht se janë shfaqur në këto video, nga ngjashmëria, apo ndoshta edhe nga dashakeqësia.
E fundit që është vënë në shënjestër të përdoruesve në rrjetet sociale është Antonela Berisha. Ajo ka reaguar duke thënë se për shkak të ngjashmërisë me një personazh në videon intime, po përflitet emri i saj. Antonela është detyruar të postojë në Instagram edhe fotografi nga shenjat dalluese në trup, për të “provuar” që nuk është ajo.

Antonela Berisha
Por përpara saj edhe tre këngëtare të njohura janë akuzuar padrejtësisht se janë shfaqur në video, raporton Shekulli. Ato janë Rozana Radi, Aurela Gaçe, Filloreta Raçi. Të treja reaguan në rrjetet sociale duke e mohuar përfshirjen e tyre.

Filloreta Raçi, Rozana Radi, Aurela Gaçe
Aktorja e njohur Julia Ilirjani u akuzua gjithashtu se shfaqej në video. Përmes një reagimi publik, ajo e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Julia Ilirjani
Përveç zhurmës nga publikimi i këtyre materialeve intime, duket se ato kanë ngjallur edhe një farë histerie publike, që mes vorbullës së dezinformacionit ka sjellë akuza të padrejta ndaj shumë personazheve të artit në Shqipëri. Emra të tjerë gjithashtu janë përfolur, megjithatë deri tani, pjesëmarrja e tyre as nuk mund të provohet apo të mohohet.

