16.8 C
New York
October 4, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave, do ta paguaj me drejtësi hyjnore

Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas skandalit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.

Këngëtarja ka kërkuar falje publike: “Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi”.

“Sot ju lutem publikisht “Mjaft”. Mos shpërndani më. Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft ju lutem. Jam njeri që më është cenuar privatësia”, shton këngëtarja, përcjell A2.

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut: 

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.
I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…
Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.
Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.
Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time. Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.
I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, fje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.
Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.
Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik,pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”
Mos shperndani me…
Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.
Dhimbja kerkon rrespekt.
Mjaft ju lutem.
Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…
Perulesisht
Blerina Matraku
Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente.

Related posts

Kush është djaloshi simpatik në krahët e Luana Vjollcës?

dardanianews

Ramushi sulmon Anitën, kjo e fundit përfundon në shërbimet e urgjencës

dardanianews

Ukrainasit fitojnë betejën e dytë më të madhe: Ikin rusët

dardanianews