28.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Historiani serb: Për 50 vjet do të shuhemi si popull

Historiani serb dhe njëherit ish-ambasador i Jugosllavisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Protiç, ka thënë se e vetmja mundësi që Serbia të mbijetojë për të paktën edhe 50 vjet të tjera është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Jam i bindur se e vetmja shpresë për Serbinë – nëse ekziston – është të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Është e vetmja gjë që mund të na ndihmojë në këtë situatë tragjike në të cilën ndodhemi, megjithëse nuk jam i sigurt nëse mund të na ndihmojë”, tha Protiç, transmeton Nova serbe.

Në këtë kontekst, ai theksoi se brenda 50 viteve populli serb do të përgjysmohet dhe kështu do të kthehet në rast studimi për shkencën e atropoligjisë e cila merret me studimin komparativ dhe me karakteristikat e popujve.

“Bëhet fjalë për mbijetesën e këtij kombi, për 50 vjet do të shuhemi. Do të jemi një milion apo një milion e gjysmë. Etnologët në botë do të merren me ne. A do të fusim kokën nën rërë dhe të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh? Sot në Serbi nuk ka më shumë se 5 milionë serbë”, tha ai.

Ndërkaq, historiani dhe ish-diplomati serb ka nënvizuar se politika që aktualish po ndiqet nga zyrtarët serbë ndaj serbëve që jetojnë Kosovë është një hipokrizi e pastër që vetëm sa po përkeqësohet.

“Ne e dimë shumë mirë se nuk do të ndryshojë asgjë, përkundrazi”, tha ai, ndërsa shtoi se politika serbe është bërë “hipokrite dhe e pashpirt ndaj njerëzve tanë për të cilët gjoja kujdesemi”.

“Ne veshim kostume të shtrenjta, futemi në limuzina të shtrenjta, shkojmë atje për disa orë dhe u japim disa dhurata, biskota e çokollata dhe mendojmë se kemi bërë diçka. Për mua, ky është niveli më i lartë i hipokrizisë kombëtare. E dimë që nuk do të bëhet më mirë për ta”, tha ai.

Related posts

Lajmi fundit: Osmani: Mund t’i shqyrtojmë zgjedhjet e reja në veri

dardanianews

E pabesueshme! Kjo është serbja e cila kërkon që në Parlamentin e Serbisë të flitet shqip

dardanianews

Ç`po ndodh me forcën ajrore ruse? Ekspertët të habitur: Mungesë drastike koordinimi!-tv

dardanianews