5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
EkskluziveFeatured

Hulumtimi për përdhunimet gjatë luftës në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, Gazeta Reporteri sonte publikon pjesën e parë

Gazeta Online Reporteri.net, duke filluar nga sonte, sjell një seri shkrimesh, të një hulumtimi të gazetarit Mirlind Behluli për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të kryera në ndërtesën e fakultetit Ekonomik dhe Juridik, brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.

23 vite pas, në kuadër të këtij hulumtimi tre pjesësh, një grua shqiptare nga Prishtina, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë rrëfen për herë të parë përjetimet makabre të përdhunimit të saj nga 13 paramilitarë serbë në një nga sallat e ndërtesës së Fakultetit Ekonomik e Juridik në UP.

Një krim që përveçse kurrë s’u ndëshkua, as nuk u fol shumë për të, që nga viti 2000 kur një organizatë ndërkombëtare e përfshiu në raportin e saj për “përdhunimet si mjet i ‘spastrimit etnik’ në Kosovë”.

Autori i këtij hulumtimi, gazetari Mirlind Behluli, në paralajmërimin për publikimin e këtij hulumtimi në Gazetën Online Reporteri.net, ka treguar se i janë dashur tre vite e gjysmë punë për ta gjetur një rrëfimin ekskluzive të një viktime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që u përdhunua në ndërtesën e fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Prishtinë, si dëshmi e gjallë e krimeve makabre që kryen paramilitarët serb gjatë vitoreve 1998-1999 ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Te hanen mund te lexoni ne Reporteri.net pjesen e pare te shkrimit tim rreth dhunimeve seksuale te grave shqiptare nga serbet gjate luftes ne Fakultetin Ekonomik dhe Juridik te Universitetit te Prishtines. Ndersa te marten mund te lexoni rrefimin e pare te nje gruaje te mbijetuar te dhunes seksuale ne UP. Pas 3 vite e gjysme hulumtim, kam arritur te siguroj nje rrefim qe dokumenton raportet e organizatave nderkombetare”, ka njoftuar gazetari Behluli në facebook.

Related posts

Kampionati Evropian sjell deputeten Duda Balje në rolin e prezantueses sportive?

dardanianews

Ramiz Lladrovci “godet” Fatmir Limajn, e përshkruan si çoban me 10 dele

dardanianews

Shkarkimi i Metës, Berisha paralajmëron Ramën: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist

dardanianews