12.6 C
New York
March 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Humbjet e mëdha në radhët e forcave ajrore, Putin “heq qafe” gjeneralin

Ukraina  ka bërë të ditur se Vladimir Putin ka “hequr qafe” shefin e forcave të tij ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë. Humbjet vlerësohet se kanë filluar të arrijnë në 50,000. Gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, thuhet se ka paguar çmimin numrin e lartë të viktimave mes radhëve të forcave ajrore.

Burime të pakonfirmuara  nga Ukraina, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa-s, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini e ka spostuar Serdyukov-in dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky, 53 vjeç, shef aktual i shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror që ka lindur në rajonin e Donetsk-ut.

Serdyukov-u u sanksionua nga Britania pasi u akuzua se kishte gjak ukrainas në duart e tij në vazhdën e tmerreve në Bucha.

Nëse lajmet rezultojnë të jenë të vërteta, kjo ‘do të tregonte se Serdyukov po mbahet përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e mëdha midis njësive ruse [ajrore], veçanërisht në operacionet e hershme rreth Kievit. /abcnews.al/

Related posts

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Lajmi i fundit: LDK’ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

dardanianews

Deputeti i LDK’së infektohet me coronavirus bashkë me krejt familjen

dardanianews