November 7, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaLajmi i fundit

Merr fund lufta Amerikë-Iran

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh përfundimin e konfliktit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Dokumenti është nënshkruar personalisht nga presidenti Donald Trump.Fillimisht, nënshkrimi ishte planifikuar të bëhej të premten në Zvicër, por burime diplomatike bëjnë të ditur se ditët e fundit është diskutuar përshpejtimi i procesit dhe hyrja më e shpejtë në fuqi e marrëveshjes.Irani konfirmon marrëveshjenMinistria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se palët janë pajtuar që memorandumi të nënshkruhet në mënyrë elektronike, pa pritur një ceremoni zyrtare.Megjithatë, takimi i delegacioneve amerikane dhe iraniane, i cili pritet të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance dhe kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, është planifikuar të mbahet të premten në Zvicër.Pritet që tema kryesore e bisedimeve të jetë nisja e negociatave për të ardhmen e programit bërthamor iranian dhe hartimi i një marrëveshjeje përfundimtare midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Related posts

Lëshohen raketa drejt Tajvanit, Kina gati për luftë? Rrethon ishullin me luftanije

dardanianews

Më në fund të lirë/ Shteti i parë evropian shpall fundin e pandemisë COVID-19

dardanianews

Reagon ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë pas termetit: Epiqendra ishte…

dardanianews