5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Ia lidhi duart me pranga për shtylle”, djali i Kolë Berishës rrëfen si e torturoi njeriu i afërt i Albulena Haxhiut babain e tij

Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, aktivistit të madh të çështjes kombëtare ka rrëfyer momentin kur babai i tij është arrestuar nga UDB-ja serbe dhe ka treguar rolin e njeriut të afërt të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në këtë çështje. 

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në mëngjesin e 28 marsit të vitit 1989 kur dy punëtorë të sigurimit të shtetit aso kohe dhe pas tyre dy policë i kishin zënë derën dhe kishin arrestuar Kolë Berishën, siç përshkruan ai, duke e futur me mllef në veturë, shkruan Paparaci.com.

Berisha rrëfen se si njeriu i afërt i Albulena Haxhiut, Enver Krasniqi – tash Ushtrues Detyre i Drejtorit të Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e kishte lidhur me pranga për një shtylle.

“Ka qene mengjesi i 28 marsit 1989, e Martja e Pashkeve. Kati i IV, dera 7. Njana prej diteve ma te ankthshme per mue. Baba u que shpejt dhe e hapi deren. Dy punetore te sigurimit te shtetit dhe pas tyne dy police e kishin nxane deren. Baba u vesh, e lidhen. Prej ballkonit e pashe qe e futen rrmysht ne Zastave. Ne dhomen e Stacionit policor, sigurmici shiptar, Enveri, qe e kishte burgose, e kishte lidhur me “lisica” per shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat qe vini te ndryshkuna prej gjakut.“, ka shkruar Berisha.

Berisha ka thënë se sot 34 vite pas, kujtimet janë zbehur dhe shumë pak po e mbajnë në mend se kanë qenë në anën e kundërt të historisë me ata që e kanë zbatuar politikën shtypëse të Serbisë.

“Shume prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me force. Shiptare. Asi qe besonin se Serbia ishte shteti i tyne. Prej atehere kane kalue 34 vjet. Nje jete. Kujtimet jane zbehe dhe pak kush e ka ende ne kujtese se kemi qene ne ane te kundert te historise me ata qe e kane zbatues politiken shtypese te Serbise. Sot dukemi krejt njejte, por atehere skemi qene.”, ka shkruar Berisha.

Ai ka përmendur Enver Krasniqin, duke thënë se është favorizuar nga dy ish-ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa e quan “pasojë”, faktin që ministrja Haxhiu e ka vendosur Krasniqin në pozitë të lartë udhëheqëse.

“Me thane se ky sigurimci i djeshem qenka favorizue nga sepaku dy ish-ministra te LDKs gjate ketyne viteve. Qe kjo qe ka ba znj. Haxhiu asht vec pasoje…”, shkruan Berisha.

Ai ka thënë se një gjë e tillë e turpëron shtetin e Kosovës, por nuk i ligshton as atë vet e as Koë Berishën – për të cilin thotë se ia ka falur Enver Krasniqit atë që kishte bërë.

“Doren ne zemer, krejt kjo maskarade e turpnon shtetin e Kosoves, Kosoven, nuk me lige mue e aq me pak baben Kole. Baba, sa ka qene gjalle kete sigurimcin e ka fale, shpirtnish, si njeri. Ka qene ne paqe me veten. Por baba, e le ma une, suj e mbrojme ma vendin prej te veteve qe e mohojne cdo dite.”, thotë Berisha.

Gjatë të premtës, gazetari Vehbi Kajtazi ka adresuar këtë çështje duke thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vendosur në krye të AKPP-së një person me të kaluar në UDB.

Kjo më pastaj u konfirmua edhe nga djali i Kolë Berishës, ndërsa sot ai vazhdoi adresimin e kësaj çështjeje me një shpjegim të ditës kur u arrestua babai i tij. /Paparaci.com/ 

Related posts

Çfarë po zihet? -avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup

dardanianews

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit

dardanianews

Jam gëzuar”, Lutfi Haziri flet për herë të parë për Mozzik

dardanianews