26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rapsodi simpatizant i Hashim Thaçit e Sami Lushtakut, përmes këngës kërcënon me vrasje Albin Kurtin

Në kohën e pandemisë së koronavirusit, me të cilën po përballet krejt bota, në Kosovë, është edhe një telashe tjetër, politika.

Kjo pas kundërshtive të mëdha në mes të liderëve kryesor të vendit, kryesisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi.

E një simpatizant i këtij të fundit dhe Sami Lushtakut, rapsodi Nuredin Gashi, ka publikuar një këngë për Albin Kurtin dhe tani ish-këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin.

Image

Këta të dy, rapsodi në këngë, i kërcënon edhe me vrasje.

Kurtin, Gashi në këngë e cilëson si të paguar nga Serbia.

#BASHKOHUNI #ME #UÇK-n#shperndajeni sa ma shum leta kupton #POPULLI kush jan kta #KRIMINEL qe duan te na shkatrrojn #KOSOVEN….!!!Valla #KALL jan hahaha veq shkoni kqyrni #KOMENTETNKOKERR ZUZE JAN RA …!#SHPERNDAJENI sa ma shum let KALLEN KREJT ..!

Posted by Nuredin Gashi on Friday, May 1, 2020

“Shkëlzen Gasha e Albin Kurta, jeni bo sikur prostituta, me UÇK-në nuk ka lojë, ja u nalin tybe frymën n’gojë, ja u ndal frymën o ja u kuq ballin, krejt tradhtarët o do t’i kallim”, është një pjesë e këngës.

Gashi u bën thirrje popullit që siç thotë ati t’i bashkohen UÇK-së e të pastrojnë Kosovën nga tradhtarët.

“Shkëlzen Zuza e Albin Kurti, keni ba more ftyrën si muti, pasha gjakun e të trimave tanë, kërkun vend tybe skem me u lanë, pasha tokën o që u la me gjak, kem me u desh cipridan cullak, pasha lotin e nanës loke, o ju sju lamë o zot të kësaj toke, pasha qiell edhe pasha hanë, ka me u kajt e zeza nanë, ngani o vllazën o ngoni o motra, kësi tradhtarësh o si duron votra, mos u bani prej tyne, ata kanë o mendjen e shkyme, ata janë o tradhtarë, janë proserb janë proserb edhe mercenar, o janë me plane antishqiptare, për me kthy Serbinë barbare, si lejojna ne këso bandita, për me zhduk, për me i zhduk o na ka ardhë dita, kanga ime është apel o populli im këta sy me i qel, UÇK-së o me ju bashku, Kosovën ne me pastru, kush tradhton atdheun e vet, po e pret pushka, me fishek”, thotë në këngë Gashi.

Image
Kjo këngë është shpërndarë e është komentuar goxha shumë, derisa këngën e ka pëlqyer edhe, ku nuk kanë munguar as komentet përkrahëse.

 

 

Related posts

Skandaloze: Serbët me shkronjën “Z” heqin flamurin e Kosovës në malin Sharr në Prizren

dardanianews

Një ushtar rus i zënë rob nga ukrainasit: “Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”

dardanianews

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

dardanianews