21.3 C
New York
September 12, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Marko Djuric sulmon Gazetën Express: Po bën përpjekje që ta dëmtojë luftën tonë të përbashkët

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka sulmuar Gazetën Express, se po tenton të dëmtojë luftën që po bëhet ndaj koronavirusit nga serbët dhe shqiptarët.

“Gazeta Express po përpiqet të minojë bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusëve dhe t’i ndajë qytetarët në baza etnike”, ka shkruar Djuric në një reagim në FB.

Ai ka thënë se ka kërkuar të respektohen edhe masat e vendosura nga “Inistuticionet e përkoheshme të Prishtinës”.

Sipas Djuric, Gazeta Exress nuk e pranon ekzistencën e komunave serbe dhe krijon probleme të tilla.

Gazeta Express ka raportuar se Djuric ka bërë thirrje serbëve në Kosovë të respektojnë masat e vendosura nga Serbia për të mos pasur asnjë lëvizje gjatë vikendit dhe festës së Pashkëve ortodokse.

Qeveria e Kosovës s’ka marrë asnjë masë për të bllokuar qarkullimin e njerëzve gjatë vikendeve por vetëm ka bllokuar qarkullimin e njerëzve për orë të caktuar bazuar në numrin e letërnjoftimit.

Prandaj, Gazeta Express, ka raportuar bazuar në kërkesën e Djuricit që të respektohen masat e vendosura nga Serbia, edhe për pjesë të caktuara të Kosovës. Që rregullat e Serbisë të respektohen edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Related posts

Shaban Murseli e ka takuar djalin e tij Naimin në burg, tregon çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

dardanianews

Bill Gates planifikon të shpenzojë miliarda dollarë që bota të marrë vaksinën COVID-19 sa më shpejt

dardanianews

E dhimbshme: Vetëvritet ministri gjerman, nuk i përballoi krizës me koronavirusin dhe pritjeve të qytetarëve

dardanianews