21.1 C
New York
September 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Infektologu Tolaj thotë se Covid-19 mund të mposhtet tërësisht vetëm në dy mënyra

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se koronavirusi Covid-19 mund të mpshtet tërësisht vetëm nëse e gjithë popullësia fiton imunitet apo nëse zbulohet vaksina. Tolaj thotë po ashtu se shkalla e infektueshëmërisë së Covid-19 është më e madhe se sa e viruseve të kaluara.

‘’Nga kjo situatë mund të dalim vetëm duke e kaluar shumica virusin dhe fitojmë imunitetin apo zbulimi i vaksinës’’, shton ai.

Tutje ai shpjegon dallimin mes virusit të tanishëm dhe atij SARS që ishte përhapur në vitin 2009.

‘’Gripi SARS i vitit 2009 kishte shkallë vdekshmërie më të lartë. Por fati i mirë ishte se ai virus pësoi ndryshim dhe e ngulfati vetvetën’’, thotë Tolaj.

Gjithsesi shkalla e infektueshmërisë është më e madhe tek koronavirusi. Kjo e bën problematik’’, shton ai.

Tolaj bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet dhe të kemi kujdes në mënyrë që të kalojmë krizën. /Express/

Related posts

3 sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

dardanianews

Lufta në Ukrainë, sot zbardhet se çfarë pritet të ndodhë mes Putinit dhe Erdoganit

dardanianews

LDK nuk duhet të formojë Qeverinë, analisti ka një thirrje për Mustafën lidhur me Kurtin dhe zgjedhjet

dardanianews