6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajçak jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak duke folur për faktin se Kosova ende mbetet në regjim me viza ka thënë se e kupton zhgënjimin e kosovarëve.

“Të jem shumë i sinqertë me ju, unë e kuptoj zhgënjimin tuaj, unë jam me ju në këtë dhe ju kam thënë partnerëve të mi nëpër shtetet e Evropës që, nëse u kërkojmë partnerëve tanë t’i përmbushin obligimet e tyre, atëherë edhe ne duhet t’i përmbushim obligimet tona dhe unë e kuptoj që PO, Komisioni Evropian e ka theksuar shumë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe prapë vendimi nuk është marrë”.

Lajçak në një intervistë ekskluzive ka thënë se “pyetja nuk është se a do të ndodhë, por kur do të ndodhë. Do t’ju rekomandoja që të jeni të durueshëm, të mos frustroheni. Shikoni Maqedoninë e Veriut, ata duhej të prisnin”.

“Unë e kuptoj dhe ua thashë që jam me ju në këtë. Edhe për qytetarët e vendit tim, liria e lëvizjes është një nga arritjet më të mëdha të integrimit evropian. Por, ajo që dua të them është, shikoni Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe atyre u duhej të prisnin, por tani e kanë marrë ftesën, kështu që do të ndodhë”.

Ai ka thënë se e sheh si pjesë të mandatit të tij që të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.

Nuk kam dyshime dhe unë e shoh si pjesë të mandatit, detyrës dhe përgjegjësisë që kam, të flasme shtetet evropiane, dhe këtë po e bëj dhe po shtyj përpara gjithçka po mundem në lidhje me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave”.

“Dhe këshilla ime personale dhe miqësore këtu do të ishte që të ankohemi më pak në Bashkimin Evropian dhe të punojmë më shumë me ato shtete që kanë shprehur shqetësimet e tyre. Gjeja më e rëndësishme është që t’i sigurojmë këto vende se nuk ka vend për shqetësim, kjo është qasja e duhur dhe siç thashë do të ndodhë.

Një nga pesë vendet e BE-së që s’e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur është edhe Sllovakia, shteti prej nga vjen Miroslav Lajçak.

Por, a mund të ndryshojë kjo tani?

“Unë nuk duhet të flas për shtete individuale të Bashkimit Evropian, por ajo që dua të them është se unë vërtetë besoj që dialogu dhe rezultatet e suksesshme të këtij dialogu janë shumë të rëndësishme, kështu që të sigurohemi se ky dialog përfundon me sukses”.

Related posts

Donika Gërvalla, reagon ashpër për incidentin ne parlament

dardanianews

Tetë fëmijë në Kabul vdesin nga uria

dardanianews

18 vite më e vogël, kjo është partnerja e re e Stresit

dardanianews