Pezeshkian tha se lufta mund të përfundojë vetëm nëse plotësohen disa kushte nga SHBA dhe Izraeli. Ai përmendi tre kushte kryesore: Njohja e të drejtave legjitime të Iranit në arenën ndërkombëtare; Kompensim për dëmet e shkaktuara nga sulmet ushtarake; Garanci ndërkombëtare të forta që Irani nuk do të sulmohet më në të ardhmen
Teheran, 11 Mars 2026 – Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi sonte se përfundimi i luftës në rajon varet nga përmbushja e disa kushteve nga ana e kundërshtarëve të Iranit, raporton noa.al duke cituar Wall Street Journal. Teherani kërkon kompensim për dëmet që ka pësuar gjatë konfliktit dhe garanci të forta ndërkombëtare që sulme të ngjashme nuk do të ndodhin më në të ardhmen.
Ai tha se Irani është i gatshëm të shqyrtojë një zgjidhje për përfundimin e konfliktit vetëm nëse sigurohen këto kushte dhe nëse respektohen të drejtat e vendit në arenën ndërkombëtare. Sipas Pezeshkian, vendi i tij nuk do të pranojë marrëveshje që nuk garanton sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Iranit.
Presidenti iranian pohoi se lufta ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe njerëzore në rajon dhe se çdo proces paqeje duhet të marrë parasysh këto pasoja. Ai shtoi se Irani do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij strategjike derisa të arrihet një marrëveshje që konsiderohet e drejtë për vendin.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se faktin që vendi i tij kërkon kompensim për dëmet dhe garanci ndërkombëtare kundër sulmeve të ardhshme si kushte për përfundimin e luftës, e bëri të ditur dhe në bisedë me Putinin.
“Ia rikonfirmova angazhimin e Iranit për paqe në rajon gjatë bisedave me liderët e Rusisë dhe Pakistanit”, shkroi Pezeshkian në një postim në rrjetet sociale.
“Mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte të ndezur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e kompensimeve për dëmet dhe dhënia e garancive të forta ndërkombëtare kundër çdo agresioni të ardhshëm”, tha Presidenti.

