12.2 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shikoni kreun e shërbimit inteligjent rus që belbëzon përballë Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin i mori në pyetje anëtarët e Këshillit të Sigurimit rus përpara se t’i njihte si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, e cila u pasua me lëvizjen e forcave ruse drejt Ukrainës.

Ishte radha e Sergei Naryshkin, kreut të shërbimit inteligjent rus, i cili sugjeroi përdorimin e njohjes separatiste si presion ndaj Ukrainës “për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Minskut”. Pas kësaj, biseda u bë pak e çuditshme, përcjell Gazeta Express.

Komunikimi i Putinit me Naryshkinin:

Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?

Naryshkin: Unë do…

Putin: Dëshiron apo e përkrah?

Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Rusisë

Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?

Naryshkin (i shqetësuar): Po.

 

 

 

Related posts

Vuçiq: Po zhdukemi si komb

dardanianews

Shpërthen Gani Geci: VV- ja e ktheu ne skenën politike Hashim Thacin, unë e luftova tash e 20 vjet

dardanianews

Vjosa Osmani presidente e Kosovës, ja kush e jep një propozim të tillë

dardanianews