3.7 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk e respekton LDK’në, të mos punojë me teke personale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar nënkryetaren e partisë së tij, Vjosa Osmani.

Mustafa ka vlerësuar se Osmani nuk e respekton LDK’në, teksa ka thënë se dëshiron që ajo të punojë pa “teke personale” si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teke personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, ka deklaruar Mustafa në RTV21.

Mustafa ka folur edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.

Ajo është deklaruar sa i përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai.

“Nëse është lartë me vota të LDK’së, duhet ta respektojë LDK’në”, ka thënë Mustafa, për Osmanin.

“Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit, dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK’së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”, është shprehur ai. /Express/

Related posts

Shoferi i Ministrit Blerim Reka rezulton pozitivë me Covid-19

dardanianews

Ulje emergjente në Luton, helikopteri me Trump dhe Melania në bord pëson defekt në ajër

dardanianews

Rada Trajkoviq paralajmëron koalicion me Albin Kurtin

dardanianews