13.7 C
New York
November 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Shpërthen” Milaim Zeka ndaj Tomë Gashit: “Koha e Serbisë ka përfundu”

Avokati Tomë Gashi e ka përmendur Milaim Zekën gjatë debatit të sotëm televiziv duke rikthyer në temë rastin e sulmit fizik që i kishte ndodhur me Frashër Krasniqin.

”Djali im Albin Gashi nuk është Milaim Zeka, por shumë më shumë. Po ta kishte sulmuar s’do dukej kaq bukur”, deklaroi sot Tomë Gashi në Info Magazine meqë pretendohet se djali i tij e sulmoi fizikisht zyrtarin e PSD-së, Frashër Krasniqi.

Lidhur me këtë Milaim Zeka në një përgjigjie për Klan Kosovën, u shpreh se Tomë Gashi është mësuar me masa të dhunshme të Serbisë, ndaj dhe bënë paraqitje të tilla.

”Toma mendon që hala Serbia është në Kosovë”, thotë ai.

”Tomë Gashi deri në ’92-ën ka punuar gjykatës nën masat e dhunshme të Serbisë dhe të gjithë e njohin Tomën se sa njeriun e ka dënuar të pafajshëm dhe çfarë sekseri i drejtësisë është, ai nuk është avokat – është sekser”, shton ai.

”Koha e Serbisë ka përfundu”

Sipas tij po të kishte shtet ligjor në Kosovë, Tomë Gashi nuk do të kishte mundësi të ushtronte profesionin prej avokati.

”Po të kishte shtet ligjor Tomë Gashi kurrë s’do kishte punuar avokat, moti ja kishin marrë liçencën.

”Ai ka akuzuar VV-në se në kohën kur Nol Nushi ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje e kanë përdhunuar në zyrat e VV-së”.

Milaizm Zeka gjithashtu iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetime për pretendimet tilla të Tomë Gashit, njofton Klan Kosova.

”Në fund prapë i bëjë thirrje që të hapë hetimet për pretendimet e Tomë Gashit që në zyret e VV-së janë kryer përdhunime ndaj gjinisë mashkullore”.

”Unë jam i gatshëm të japë dëshmi bashkë me katër persona të tjerë”, shprehet Zeka.

Më tej në reagimin e tij ai ripërsëriti që edhe në rastin e incidentit me Frashër Krasniqin, qëndronin prapa akterë të tjerë, njofton Klan Kosova.

”Unë edhe në foltoren e Parlamentit pata deklaruar, që mua s’më rrahu Frashër Krasniqi por Vetëvendosje, Albin Kurti e Rexhep Selimi”.

Related posts

Tronditet Skënderaj: Një person vritet brenda një kafeje, tre të tjerë plagosen – njëri është në gjendje të rëndë

dardanianews

Skender Hyseni kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës?

dardanianews

Presidentja e Kosoves “Shote Galica” shqiptare po ja thote troç ne sy kete gje serbise dhe kjo gje po i shqeteson ata

dardanianews