Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar pas sulmeve që po i bëhen ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.
Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kur babai i Donikës, Jusufi luftonte Serbinë, disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që tash po e sulmojnë Donikën pinin kafe në Brezovicë me Ivica Stanishiqin.
Ai thotë se gjithashtu kafe kanë pi edhe në kadin e dytë të SUP-it me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin.
Postimi i plotë:
Kur babai i Donika Gërvallës, heroi Jusuf Gërvalla me shokë e luftonte Jugosllavin – Serbinë komuniste disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që sot e sulmojnë Donikën, kinse në emër të UÇK, pinin dikur kafe e makiato në Brezovicë me Ivica Stanishiqin, shefin e DBS, dhe në Prishtinë katin e dytë në SUP-in (RDB) me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin…!