2.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Ish-kandidatja për deputete e Nismës: Vajza punoni në markete me ndershmëri, sesa në ministri të kushtëzuara!

Ish- kandidatja e për deputete e Nismas, në zgjedhjet e fundit Egzona Muharremi, pas largimit nga partia ku ishte deri dje, ka hedhur një mal akuzash në drejtim të NISMES, shkruan InLajmi.

“Edhe kur jam anëtarësu në Nisma, u kam thenë se asnjëherë nuk do i them të bardhës e zezë”, këto ishin fjalët e para të Muharremit në një shkrim të gjatë facebook, përmes së cilit fillon të tregojë se si ishin ditët e para të saj te kjo parti, e deri te largimi.

Ajo ndër të tjera thotë se ka pasur shumë presion gjatë punës në MTI, duke ia ndryshuar disa herë pozitat e punës. Ish anëtarja e NISMES, tregon edhe për presionin që i është bërë nga eproret për ndryshimin e datave dhe portokoleve gjatë punës në arkivë në MTI.

“Nga financat ku isha, për shkak të kundërshtimeve, mosnënshkrimin e disa dokumenteve dhe presionin e drejtorit. Më dënuan, më dërguan në arkivë, edhe aty më ndihmën e disa njerëzve, sepse pas kundërshtimeve Isha e papërshtatshme për ta. Kisha ndejtë tre muaj pakontratë, punoja vetëm për të mos u dorëzuar. Edhe në arkivë kisha presion për ndërrim të vendimeve dhe datave. “, shkruan ndër tjera Egzona Muharremi.

Ajo hedhë akuza të forta duke thënë se nga NISMA nuk ka pasur asnjë të mirë por vetem keqtrajtime. Ajo shkon aq largë me akuza duke pretenduar se vajzat e reja nëpër institucione hyjnë duke u ‘kushtëzuar moralisht’.

“I bëjë apel të gjitha femrave, më mirë në markete më punu më ndërshmëri, se sa në insitucione publike, të kushtëzuara!
Rrini në shtëpi më mirë!
Nuk ka rëndsi nëse keni kryër një fakultet, një master, apo dy e tri fakultete….Nderi është para së gjithash”

Egzona Muharremi e përfundon shkrimin e saj kështu:

P.s. Më në fund ndjehem e lirë sërish…

Related posts

Serbia në këmbë kundër kryeparlamentares së Kosovës! Sipas Beogradit, Vjosa, pas Albin Kurtit, lidere më e rrezikshme për Serbinë

dardanianews

“Ai nuk mësoi asgjë”, ish-ambasadori holandez sulmon Daçiqin pas deklaratës për varret e shqiptarëve

dardanianews

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews