-9.7 C
New York
December 23, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-ushtaraku i UÇK-së paralajmëron LDK-në: Koalicion me PDK-në nuk guxon të ndodhë – Hoti po i tmerron bandat e LPK-së

Javë më parë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar largimin e vijave të kuqe për partinë që më parë ishte betuar se nuk bashkëpunon më, PDK-në.

E, menjëherë pas largimit të këtyre barrierave, koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së po shihet si i arritshëm. Nga partia e Kadri Veselit as nuk e kanë mohuar, por as pohuar, mundësinë që t’i bashkohet koalicionit qeverisë, për ta më e mira është qëndrimi në opozitë.

Ish-ushtaraku i UÇK-së, njëherit veprimtar i hershëm i LDK-së, Saim Tahiraj, ka folur rreth zërave për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së.

Tahiraj në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se mungesa e numrave në Kuvend ka bërë që të shtohen zërat për futjen e PDK-së në qeveri.

Mirëpo, ai e konsideron si të suksesshëm punë e Qeverisë Hoti, derisa thotë se kjo e fundit po i tmerron bandat e LPK-së dhe shërbëtorët e saj.

Image

Saim Tahiraj

FOTO GALERI

“Kohëve të fundit janë shtuar zërat për një koalicion të mundshëm LDK-PDK. Kjo vjen si rezultat i një koalicioni aktual të brishtë, i cili nuk po ka mundësi t’i kalojë disa ligje në mungesë të numrave në parlament. Fatkeqësisht, disa deputetë në koalicionin aktual janë plotësisht nën ndikimin e VV-së dhe PDK-së, andaj po e vështirësojnë kalimin e disa ligjeve. Kjo po bëhet në mënyrë të koordinuar nga pjella e LPK-së dhe disa shërbëtorë të tyre, më të vetmin qëllim rrëzimin e kësaj qeverie. Sukseset e mëdha të kësaj qeverie po i tmerrojnë bandat e LPK-së dhe shërbëtorëve të tyre, andaj janë hedhur në sulm për të penguar dhe shkatërruar çdo sukses të saj”, ka thënë Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

Veprimtari i LDK-së madje është i mendimit se nëse ndodhë një koalicion me partinë e Kadri Veselit, dëmi do të jetë fatal për partinë e Isa Mustafës. Ai thërret anëtarësinë e këtij subjekti që mos të pranojë një gjë të tillë.

“Duke e vërejtur këtë situatë të paqëndrueshme dhe jo të sigurt, janë dalë disa zëra se i vetmi shpëtim do jetë koalicioni me PDK –në. Një veprim i tillë i mundshëm nga LDK do jetë fatal për vetë LDK- në. E them këtë për arsye se të gjitha koalicionet paraprake me PDK-në i kanë kushtuar shumë LDK-së. Shkaktari kryesorë se pse LDK nuk doli parti e parë, janë pikërisht këto koalicione jo parimore të cilat u vendosen nga një klan i caktuar në LDK . Anëtarësi e LDK-së nuk e pranojë asnjëherë koalicionin me PDK-në , por përkundrazi ishte kategorik kundër tij. Arsyet janë shumë të thjeshta, historiku kriminal i kësaj partie në raport me LDK -në dhe shtetin”, tha ai.

Në fund, Saim Tahiraj paralajmëron LDK-në se koalicioni me PDK-së kurrsesi nuk guxon të ndodhë, pasi që, sipas tij, do jetë në kundërshtim të plotë me vullnetin e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryesia e LDK -së duhet të mendojë mirë kur do merr një vendim të tillë. Ajo nuk guxon të dali jashtë vullnetit të anëtarësisë së saj, gjithashtu kemi edhe një vendim të këshillit të përgjithshëm me të cilin garuam në zgjedhjet nacionale. Një vendim të tillë të mundshëm duhet ta mendojnë dhe analizojnë mirë strukturat drejtuese të LDK -së, para se të vendosin. Mendoj, dhe kam bindjen se ky koalicion kurrsesi nuk guxon të ndodhë, sepse do jetë në kundërshtim të plotë me vullnetin e anëtarësisë së LDK-së. Nëse strukturat drejtuese të LDK-së marrin një vendim të tillë, mendoj se do gabojnë shumë rëndë. Anëtarësia e LDK-së do i dënojë keq në zgjedhjet e ardhshme, të cilat po trokasin në derë në çdo moment”, ka përfunduar veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

 

 

Related posts

Ndryshon moti, ftohtë me shi e borë

dardanianews

Kisha dhe Xhamia bëhen bashkë kundër qeverisë Kurti

dardanianews

Djali i saj humbi të folurit nga dhuna në familje, zyrtari i shtetit ia mori 1.400 euro viktimës – lënda kthehet në rigjykim

dardanianews