6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Ja cilat janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covid-19

Numri i të vdekurve nga Koronavorusi shkoi në 827 pasditen e sotme, 196 më shumë se një ditë më pare.

Sa i përket të prekurve, numri ka shkuar në mbi 10 mijë.

Gjithashtu janë shëruar 41 persona dhe numri total i të shëruarave është 1045.

Por cila është grupmosha më e goditur nga Coronavirus dhe cila ka vdekshmërinë më të lartë?

Syri.net ju sjell më poshtë shifrat zyrtare, referuar buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane:

Rastet e fëmijëve nga 0-9 vjeç janë shumë të pakta (0.5%) ose 43 raste në total.

Nga mosha 10-19 vjeç, 85 raste ose (1%)

Nga 20-29 vjeç, 296 raste (3.5%)

Nga 30-39 vjeç, 470 raste (5,6%),

Nga 40-49 vjeç, 891 (10,7%),

Nga 50-59 vjeç, 1.453 raste (17,4%),

Nga 60-69 vjeç, 1.471raste (17,7%),

Nga 70-79 vjeç, 1.785 raste (21,4%)

Mbi 80 vjeç, 1.532 raste (18,4%).

Siç shihet nga shifrat e mësipërme, grupmosha mbi 60 vjeç përbën 575 të rasteve të prekura me Coronavirus.

Edhe vdekshmëria është më e lartë në moshat e mëdha:

Nga mosha 40-49 vjeç vdekshmëria është (0,3%).

Nga 70-79 vjeç kemi 114 raste vdekjesh ose (31,9%), ndërsa mbi moshën 80 vjeçare kemi 202 raste vdekjesh, ose 56,6%.

21% e personave të prekur janë të ospidalizuar, ndërsa 12% gjenden në terapi intensive.

Sa i përket fashës 0-18 vjeç, asnjë nuk ka përfunduar në reanimacion.

10% e të shëruarve i përkasin moshës 19-50 vjeç, 46% mes moshës 51-70 vjeç dhe 40% mbi 70 vjeç.

Related posts

Në këtë vend të ballkanit po bie borë sikur të ishte dimër

dardanianews

Flasin nga aeroporti, tregojnë se deri kur do të jenë të pezulluara fluturimet

dardanianews

Flet ushtaraku, tregon pse u rishfaq Florim Ejupi – ky është skenari i frikshëm ndaj LDK-së

dardanianews