21.2 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
ShowbizSociale

Ja pse meshkujt dhe femrat flirtojnë në punë

Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj.

Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur për vdekje dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën.

Ai që i sjell me këmbë në tokë miliona femra anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës sjellje që mund të kenë sfond seksual, me fjalë të tjera nëse kanë flirtuar me kolegët.

Studimi e hedh poshtë bindjen e krijuar prej kohësh. Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin apo zbavitjen dhe analiza e këtij studimi konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me kolegët.

Për sa u përket femrave, nuk është vënë re asnjë lidhje domethënëse mes flirtit dhe kënaqësisë në punë.

Related posts

Xhensila Myrtezaj dedikim Besit pas ndarjes? Ja pamjet që publikon këngëtarja

dardanianews

Melinda poston foto me të dashurin, ‘digjet’ rrjeti

dardanianews

E martuan me zor’, Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen

dardanianews