May 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Javën e ardhshme dimër i vërtetë, temperaturat zbresin në -8°C

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror [ASHNA] ka njoftuar se që java e ardhshme të karakterizohet me mot dimëror, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, thuhet se devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta deri -43°C, pritet të shtrihet edhe në zonat e Gadishullit Ballkanik.

“Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Related posts

Reagim i ashpër i veprimtarit të shquar të çështjes Kombëtare Saim Tahiraj në lidhje me provokimin e kishës serbe në kampusin e UP-së

dardanianews

Edi Rama: Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm

dardanianews

Sondazhi i fundit e favorizon Bidenin para Trumpit në garën presidenciale në SHBA

dardanianews