20.2 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Je bë profesor sepse qite një mitraloz në krah”, “Ti s’di gjë”, debati përfundon me përplasje të ashpra

Përplasje e ashpër ka ndodhur në minutat e fundit të emisionit Pressing në T7. Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të analistes Luljeta Aliut dhe filozofit Blerim Latifi, shkruan Express.

Derisa po diskutohej për zhvillimet e fundit që ndodhën në Mitrovicë pas vizitës së Kurtit atje, u diskutua edhe për ndarjen e Mitrovicës.

E në këtë diskutim, Latifi e pyeti Aliun “Kush e ka nda Mitrovicën?”, pastaj i tha “A po e sheh që s’di gja”.

E çuditur Aliu ia ka kthyer “Urdhëro?!”.

“Kush e ka nda Mitrovicën?”, ka thënë Latifi.

“Sen s’din?”, ka pyetur Aliu.

“Jo hiç”, i është përgjigjur Latifi.

“Kush je more ti me më thanë mu sen s’din? Kush je more ti? Që je bë profesor me një mitraloz një muaj që e ke qit në krah?”, ka filluar Luljeta Aliu të thotë për Blerim Latifin.

“Ti je shumë shumë i cekët, shumë sipërfaqësor. Ti po më thua mu s’din a? Marre duhet me të ardhë”, ka vazhduar Luljeta Aliu.

Derisa Aliu po vazhdonte të flistë për Latifin, ky i fundit është përpiqur të sqarojë kush në të vërtetë e ka nda Mitrovicën.

“Thojka ndarja e veriut për shkaqe partiake…”, ka vazhduar Latifi.

Autori i emisionit e ka ndërprerë rrjedhën e debatit dhe ka thënë se pas kësaj nuk është e arsyeshme të vazhdohet emisioni./Express/

Related posts

Rama sulmon ashpër Haradinajn, befason me deklaratën për Albin Kurtin

dardanianews

Forcat ukrainase në kundërsulm ndërsa ngadalësohet ofensiva ruse

dardanianews

Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri: Ndihem më afër me Bregoviqin se sa me ata shqiptarë

dardanianews