August 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rama sulmon ashpër Haradinajn, befason me deklaratën për Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe reagimet në politikën e Kosovës mbi këtë çështje.

Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur. “Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, përfundon Rama statusin.

Related posts

Një hetim zbulon se si Kina fshehu madhësinë e pandemisë nga popullsia e saj

dardanianews

“E VETMJA GJË SERBE NË SHKODER ËSHTË LEGJENDA E PABESISË SË ROZAFËS, MOS TË LEJOJMË KONSULLATEN”

dardanianews

Ekskluzive: Paralajmërime për sulme armiqësorë në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nënto

dardanianews