November 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Josep Borrell tregon datën kur zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten në takimin e liderëve evropianë deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë, si dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë.

Sipas tij, rezistenca ukrainase është shumë e rëndësishme dhe do të mbesë në histori.

Borrell, tha se forcat ruse në fillim tentuan një pushtim të shpejtë të Ukrainës, ndërsa tani po masakrojnë njerëz.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.

 

Related posts

Deputeti i AAK-së publikon fakte të reja nga rasti “Panda”, i drejtohet me një pyetje Vuçiqit

dardanianews

Shpëtohet 5 vjeçari që ra në pusin e thellë 32 metra!

dardanianews

LAJM I MIRË: Lirohet nga spitali foshnja 5 muajsh nga Kamenica e prekur me koronavirus

dardanianews