5.5 C
New York
March 21, 2023
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Ka pasion armët dhe videot provokuese/ Kush është gazetarja që doli me bikini poshtë zyrës së Ramës (FOTO)

Ditën e djeshme, reporterja e emisionit të mëngjesit në Tv Klan ka provokuar me ‘zhveshjen’ e saj para dy godinave të dy institucioneve të rëndësishme në Tiranë, Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Po kush është reporterja e re emisionit “Aldo Morning Show”. Mësohet se ajo është aktore e re dhe emri i saj është Griselda Katirai. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione filmike me metrazh të shkurtër, por që nuk ka bërë bujë në tregun e filmit shqiptar.

Duket që me ‘gjetjen’ e re, ajo tashmë është në ‘gojën’ e gjithë portaleve dhe rrjeteve sociale.

Në profilin e saj të Instagram, aktorja që aktualisht punon si reporterë në emisionin e mëngjesit, ka publikuar mjaft foto dhe video provokuese.

Ky bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, po ashtu dhe fotot me armë, me gjasa gjatë seteve të xhirimit.

Aktorja e re, duket se nuk e ka problem të eksperimentojë dhe të tregojë anën e saj ndryshe, teksa gjatë muajve të fundit ajo ka qethur kokën zero, madje fotot dhe video me kokën si ‘vezë’ nuk ka nguruar t’i publikojë në rrjetet sociale.

 

 

Related posts

The Sun: Si po e marrin shqiptarët ‘narko-tregun’ pesë miliardë funtash në Britani

dardanianews

Pamje të dhimbshme: Vogëlushja qanë me lot për rrëzimin e Albin Kurtit

dardanianews

Lajmi i rëndësishëm rreth njohjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania

dardanianews