May 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Kampionia e botës në kërcime me ski tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën

Sophie Sorschag tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK), të cilët kanë arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e Komitetit.

Tutje është treguar se 24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

“Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë” – tregohet tutje.

 

Related posts

Deklarata e Lubonjës: Pas goditjes së Berishës, nëse shkarkohet Meta, Rama do të vendosë regjimin e tij në Shqipëri

dardanianews

Gazetari i njohur shqiptar, Sinemati: Kosova është më e aftë se Shqipëria!

dardanianews

E frikshme: Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë: 85 viktima javën e fundit

dardanianews