5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kaq para të ruajtura në banka kanë kryetarët e komunave të Kosovës – por kush është “kampioni”?

Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet zyrtarët e shtetit sit ë nivelit qendror edhe ata lokal kanë deklaruar pasuri të majme.

Shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para të majme të mbajtura në banka, pronësi në biznese të ndryshme janë pasuritë e ministrave të rinj.

 

 

Por në këtë shkrim do të tregojmë se sa para të gatshme kanë të kursyera në bankë kryetarët e komunave?

Kampion është Srxhan Vuloviç, kryetar i Zubin Potokut i cili ka të ruajtura 172 mijë euro. Pas tij renditet kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri me 129 mijë euro kurse në vend të tretë është Bratislav Nikoliç kryetar i Shtërpcës i cili ka të deponuara në banka mbi 115 mijë euro, shkruan Reporteri.net

Shuma e parave të kursyera nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës:

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka të ruajtura 129 mijë euro në emër të vet, 86 mijë në emër të prindit dhe mbi 11 mijë në emër të gruas.

Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës ka të ruajtura në emër të vet vetëm 13 euro e 49 cent, kurse mbi 2 mijë euro i ka të ruajtura prindi i tij.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit në emër të tij ka deklaruar të ruajtura veç 150 euro.
Agim Aliu, kryetar i Ferizajt ka deklaruara para të kursyera 44 mijë e 166 euro, kurse 3 mijë e 661 euro në emër të gruas.

Burim Berisha, kryetar i Fushë Kosovës ka deklaruar para të kursyera në emër të fëmijëve 25 mijë euro

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës ka deklaruar të kursyera 7 mijë euroSrdjan Popoviç, kryetari Graçanicës ka të kursyera 32 mijë e 398 euro

Haki Rugova, kryetari i Istogut ka të ruajtura në bankë 47 mijë euro

Zenun Elezaj, kryetar i Klinës ka të deponuara në bankë 23 mijë e 612 euro

Zoran Todiç, kryetar i Leposaviçit ka të ruajtura në bankë 6 mijë e 713 euro

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i ka të kursyera 9 mijë e 800 euro

Abdulhadi Krasniq, kryetar i Mamushës ka deklaruar të kursyera 1 mijë e 500 euro

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës Jugore ka deklaruar 20 mijë euro të kursyera

Goran Rakiç që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Mitrovicës Veriore derisa u zgjedh zv.kryeministër ka deklaruar 50 mijë euro të ruajtura

Xhafer Gashi kryetar i Obliqit ka deklaruar të ketë të ruajtura 967 euro

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka deklaruar 3 mijë e 200 euro të ruajtura

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit ka deklaruar të ruajtura 1 mijë e 300 euro në emër të vet dhe 3 mijë e 600 euro në emër të gruas

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit ka mbi 20 mijë euro të kursyera

Bratislav Nikoliç, kryetar i Shtërpcës ka deklaruar mbi 115 mijë euro para të kursyera në bankë

Naim Ismajli, kryetar i Shtimes ka deklaruar të kursyera 2 mijë e 676 euro

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt ka të kursyera në bankë mbi 76 mijë euro, kurse mbi 27 mijë euro në emër të gruas, shkruan Reporteri.net.

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë ka të deponuara në bankë 32 mijë e 100 euro

Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë ka të kursyera në emër të vet 5.500 euro, kurse 4000 mijë në emër të gruas

Srxhan Vuloviç, kryetar i Zubin Potokut ka të ruajtura 172 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Rufki Suma kryetar i Hanit të Elezit i ka rreth 800 euro të kursyera

Kryetarët e komunave që nuk kanë deklaruar para të kursyera

Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit nuk ka deklaruar para të ruajtura

Shaban Shabani, kryetar i Dragashit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Bali Muharremaj kryetar i Suharekës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Dragan Petkoviç kryetar i Parteshit nuk ka deklaruar para të kursyera

Gazmend Muhaxheri kryetar i Pejës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Vladica Aritonoviq, kryetar i Ranillugut nuk ka deklaruar para të ruajtura

Vuçina Jankoviç kryetare e Zveçanit nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera

Agron Kuçi, kryetar i Junikut nuk ka deklaruar të ketë para në bankë

Bozhidar Dejanoviç, kryetar i Kllokotit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Ragip Begaj, kryetar i Malishevës nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi nuk e ka deklaruar pasurinë.

Related posts

Këto janë datat kur do të bie borë në Kosovë

dardanianews

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

dardanianews

Kjo është paga marramendëse e guvernatorit të BQK-së

dardanianews